SPORT

Zyrtare, Skënderbeu prezanton sulmuesin e huazuar nga Kievo

13:56 - 01.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Skënderbeu ka zyrtarizuar ditën e sotme sulmuesin nga Gambia Ali Soue, i cili i është bashkuar skuadrës korçare në formën e huazimit për një vit nga italianët e Kievos, shkruan PanoramaSport.

Prezantimi i Soue është bërë në ambientet e stadiumit “Skënderbeu” në praninë e menaxherit të përgjithshëm, Gerhard Takaj.

Ali Soue është 1.91 metra dhe përveçse si qendërsulmues, mund të luajë edhe nga krahët. Pasi nisi karrierën te klubi Gamtel në Gambia, Soue firmosi për herë të parë një kontratë si profesionist në vitin 2013 me Kievo Veronën.

Pasi zhvilloi dy ndeshje me Kievon në sezonin 2012-2013, sulmuesi u huazua te Juve Stabia në Serinë B, ku shënoi 5 gola. Në ligën e dytë të futbollit italian ka luajtur edhe me Peskarën, Modenën e Leçen. Në dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e Pratos dhe Vibonezes në Lega Pro.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.