Tech

Rrëfimi i tmerrshëm i kosovares: Si i ndanin femrat më të bukura ushtarët serbë dhe i dhunonin. Në fillim rezistoja, por…

12:39 - 02.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Në pjesën e katërt të serisë së rrëfimeve që boton “Koha Ditore” flet H.H., një nga gratë tregon se si paramilitarët serbë nga kolonat e refugjatëve i ndanin femrat më të bukura dhe i dhunonin me ditë.
Si të gjitha rrëfimet, edhe ky është lënë në vetën e parë, autentik, ashtu si e ka treguar viktima…

Atë e kanë ndarë nga kolona, njësoj si edhe shumë gra të tjera. Paramilitarë serbë i kanë marrë femrat më të bukura dhe i kanë vendosur brenda shtëpive të braktisura. Dy muaj e gjysmë ajo kishte bashkëjetuar me një paramilitar. Nuk ia di emrin, por thotë se sot është në gjendje ta vizatojë.

Në kohën sa nuk kishte qenë aty, paramilitari e kishte mbajtur të mbyllur në dhomë. Në dhomat e tjera kishte gra të tjera që po mbaheshin ngjashëm. “Në fillim rezistoja, mandej u dorëzova krejt”, rrëfen dëshmitarja. Ajo tregon se si serbi i jepte edhe komplimente, ndërsa pinte qumështin që dilte nga gjinjtë e saj, shkruan sot “Koha Ditore”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.