Ashtu siç ishte paralajmëruar, Kukësi ka marrë masa duke gjobitur lojtarët që munguan në stërvitjen e ditës së djeshme pa marrë leje nga klubi.
I pari që e pëson është portieri Enea Koliçi, i cili është dënuar me një pagë mujore. Të njëjtin fat pritet të kenë edhe dy futbollistët e tjerë, Nijas Lena dhe Izair Emini.
“Panorama Sport” ka arritur të sigurojë edhe një kopje të gjobës në dëm të portierit Koliçi, ku pretendohet se futbollisti ka shkelur nenin 2, pika a) të rregullores së brendshme të klubit.
Shfaq Komentet (0)