SPORT

FOTO/ Tifozët e Sadikut trondisin Europën me koreografinë e tyre

11:58 - 03.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Legia e Varshavës, ku aktivizohet sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, luajti ditën e djeshme ndaj Astanës në takimin e vlefshëm për turin e tretë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.

Në fillimin e ndeshjes, tifozët polakë hapën një koreografi tronditëse në kujtim të 160 mijë viktimave duke përfshirë këtu edhe shumë fëmijë, të cilët u vranë gjatë periudhës nga 1 gushti deri në 2 tetor të vitit 1944, në kryengritjen kundër pushtimit të qytetit nga gjermanët, shkruan PanoramaSport.

Në banderolën e hapur nga tifozët shikohet qartë një ushtar nazist, pa fytyrë, i cili i drejton pistoletën në kokë një fëmije, që mban një kepele me flamurin polak. Përpara fillimit të ndeshjes u mbajt dhe një minutë heshtje nga të dyja skuadrat, ndërsa një këngë patriotike u vendos në stadium.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.