SPORT

Kaos me të drejtën televizive, Skënderbeu mban peng transmetimin

10:24 - 03.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kaos me të drejtën televizive të ndeshjes Skënderbeu-Mlada Boleslav. Në një kohë që platforma “Supersport” ka njoftuar se do të transmetojë sfidën direkt nga stadiumi “Elbasan Arena”, ende nuk dihet nëse një gjë e tillë do të ndodhë me Televizionin Publik Shqiptar.

Por, ajo që e bën më kontradiktore situatën, është sqarimi i klubit korçar, që si pritës i takon të vendosë për shitjen e të drejtës televizive. “Duke marrë shkas nga interesimi i madh në lidhje me kanalin apo platformën televizive që do të transmetojë ndeshjen, dëshirojmë t’ju njoftojmë se deri në këto momente asnjë subjekt televiziv nuk ka paraqitur pranë klubit ofertë zyrtare për të blerë të drejtën televizive për transmetimin e ndeshjes.

Deri në këtë moment e vetmja mënyrë për të ndjekur takimin është duke qenë të pranishëm në stadium”, citohej në njoftimin e klubit “Skënderbeu”. Ndërkohë, dje zyrtarë të klubit konfirmuan se në orën 11:00 u ka mbërritur një ofertë nga RTSH për transmetimin e ndeshjes, por që nuk është vendosur ende nëse përgjigjja ishte pozitive ose negative.

“Zyrtarisht, i bëmë një ofertë klubit të Skënderbeut. Është e njëjta ofertë që i bëmë Mlada Boleslavit për ndeshjen e parë në Çeki. Me keqardhje konstatojmë se është më e lehtë të bashkëpunosh me kompani dhe klube të huaja, sesa me klube shqiptare. Me këtë dua të them se kërkojnë shifra astronomike për një ndeshje futbolli”, ka thënë dje për “Panorama Sport” drejtori i redaksisë së sportit në TVSH, Pano Xhixho.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.