Kryesore

Astrit Patozi hedh dritë mbi zgjedhjet në PD: Shifra absurde. Ja trukimet që u bënë

17:45 - 04.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nëpërmjet një statusi në Facebook, Astrit Patozi ka thënë se zgjedhjet e 22 korrikut në PD do të përdoren gjatë nga politologët si referencë negative. Duke publikuar shifra, Patozi thotë se është i gatshëm të riformatojë PD.

Statusi i Astrit Patozit

ZGJEDHJET E 22 KORRIKUT DO T’I FRYMËZOJNË GJATË STUDIUESIT DHE POLITOLOGËT

Një studim për të mos u humbur i Afrim Krasniqit, ku shpjegohet shumë profesionalisht se kriza e demokracisë tek partitë tona shkakton efekte të rënda për shtetin, sistemin dhe shoqërinë tonë. Autori e merr shtysën kryesisht tek zgjedhjet e brendshme të dy partive të mëdha, duke pasur preçedencë Partinë Demokratike. Jo thjesht për shkak të nostalgjisë, që e lidh me të, por më shumë për arsye të flagrancës së çudive dhe trukimeve, që u vunë re në farsën e 22 korrikut. Studimi trajton me detaje të gjitha shifrat absurde, që çojnë automatikisht në deduksionin se zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike u manipuluan fare trashë. Krahasimi me rezultatet e opozitës në zgjedhjet politike, të cilat ishin mbajtur më pak se një muaj më parë, e bëjnë fare qesharake “fitoren” e Lulzim Bashës.

Kam bindjen e plotë se zgjedhjet e 22 korrikut do të shërbejnë për një kohë të gjatë si referencë negative për studiuesit dhe politologët, ndonëse ka ende thagma të pazbardhura për to. Ato janë shembulli tipik i nevojës që ka politika shqiptare për një shkundje të fortë, që fillon me demokratizmin dhe çbunkerizimin e partive. Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike ka marrë përsipër që ky aksion i madh politik të nisë me reformimin e së djathtës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.