Kryesore

Izet Haxhia ngre dyshimet: Vënia e zjarreve në Shqipëri, punë e organizuar e politikanëve që s’duan reformën në drejtësi

18:10 - 04.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Me anë të një statusi në Facebook, Izet Haxhia ka thënë se janë vetë klanet politike dhe mafioze ato që po i vënë flakën Shqipërisë. Më tej Haxhia shprehet se teksa vendi është në një situatë terrori Kryetimonjeri i veshur me atlete bisedon gjuhë më gjuhë me popullin.

Statusi i plotë

Nuk mjaftoj shkaterimi 27 vjeçare i çdo gjeje te ndertuar me djersen e prinderve tane te vuajtur sipas teorise se kuotes zero apo asaj te tokes se djegur ,a thua se mbi vendin tone ishin sulur hordhite andrate nga jugu e ato sllave nga veriu.Nuk u mjaftuat me ato qe vodhet ,grabitet e shitet tek te huajt.Nuk mjaftoj shkaterrimi i fabrikave te çdo lloji,nga ato ushqimoret e deri tek ato te armatimit , dhe shitja e tyre per skrap.Nuk u mjaftuat me prerjen e pyjeve e vreshtave qe nga ato te agrumeve ne jug e deri ato te geshtenjave ne veri.Na thate do bejme shtet e krijuat klane e truste mafioze qe po i pine gjakun e marrin fytyren nje populli e vendi te tere.Ne vend qe te perkrahnit fshataret te punojne e mbjellin tokat e tyre ,u sollet faren e droges qe ta mbillnin e ushtaret tuaj duke filluar qe nga trafikantet mafioze ,policet e lidhur me ta ,pasi e trafikonin te qete drogen e perbashket ,sillnin pjesen e luanit te fitimeve tek juve dhe basdardet tuaj .Dhe juve pasuroheshit çdo dite e me shume.

Sepse çdo gje ishte ne favorin tuaj.Askush nuk mund t’ua prishte terezine.Policia ishte e juaja ,prokuroria e juaja ,gjykatat po ashtu ,Banka qendrore dhe ato te dytat ,benin transferimin dhe pastrimin e parave tuaja pa asnje kokeçarje.Rotacioni politike vazhdonte i garantuar ,pamvarsisht qejfmbetjeve sepse disa nga ju nuk donin ta dorzonin kolltukun ne kohen e caktuar sipas marveshjeve te fshehta mes jush .Po erdhi nje dite qe zullumet tuaja u trashen aq shume ,sa detyruan te huajt te nderhyjn per ti thene ndal kesaj kasaphaneje Dhe vetem nje Drejtesi e pavarur dhe e barabarte per te gjithe mund ta ndalonte hovin tuaj kriminal.

Ju detyruan jashte deshires tuaj ta votonit kete Reforme.Keni nje vit qe me çdo menyre po mundoheni ta pengoni e vononi ose ta zhvlersoni me shume nen ligje qe keni aprovuar. Por edhe ashtu e cunguar si eshte kjo Reforme do filloje te veproje .jashte deshires se te gjithe juve.Por ju si antishqiptare qe jeni ,ku per atdhe keni parane dhe vetem ate ,ju qe ja nxoret kockat ketij vendi duke e rrjepur, grabitur e vjedhur ,po kerkoni me ane te hordhive tuaja te ja shkulni edhe ato mushkeri qe i kane ngelur.Po po mushkerite sepse te djegesh me qellim pyje te tere nga jugu ne veri eshte sikur i ke shkulur mushkerite vendit tuaj qe u pasuroj e beri me pushtet.Nuk ka asgje per konsipiracion apo qe le per te dyshuar.

Venja e zjarreve ne shume pika te vendit ,eshte nje pune e organizuar mire nga qarqe politike -mafioze ,qe preken nga reforma ne Drejtesi ,qe kane humbur njehere e mire pushtetin ,eshte nje fushate terroriste e ngjashme me ate te hedhjes ne ere te shtyllave te tensionit te larte dhe ujsjellsave,eshte nje fushate qe kerkon te shkaktoje kaos e pasiguri ne kete periudhe tranzitore mos(qeverisje) eshte hakmarrje per humbjen e tepsise e timonit.Ndersa vendi perjeton nje situate terrori dhe te jashtezakonshme ,Kryetimonjeri i veshur me atlete ,vazhdon bisedimet gju me gju me popullin dhe shpartallimin e grupeve armiqsore.Mediat e kazanit merren me zbulimet genetike te Much nanos apo pregatisin festimet e 20 vjetorit te programit te Fevzos.Me nje fjale Shqipria po digjet e kurvat e politikes e mediave po krihen..


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.