Kryesore

Rama publikon raportin për Kukësin/ Ja çfarë i kërkuan qytetarët. (Pranon edhe dështimet e qeverisë së tij)

19:23 - 04.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministri Rama ka publikuar ditën e sotme raportin e parë pas dëgjesave. Raporti i qarkut të Kukësit ka të përpiluara të gjitha kërkesat që qytetarët kanë drejtuar. Ajo që bie në sy në një nga qarqet më të varfëra në vendin tonë, është se nevojat janë bazike.

Kërkesa më e rëndësishme është ajo e ujit të pijshëm, që vijon më pas me kanalizimin e ujrave të zeza. Duket se në raportin e publikuar Rama pranon edhe dështimet e tij, si është mbyllja e laburatorit bujqësor, që është mbyllur tre vite më parë, e tashmë qytetarët e këtij qarku kërkojnë ta hapin përsëri

 

Statusi i Edi Ramës

STATUSI I KRYEMINISTRIT RAMA

RAPORTI JUAJ

Pasqyra zgjedhore dhe raporti i dëgjesave për Qarkun Kukës.

Miqtë e këtij rrjeti nga qarku Kukës, janë të lutur të bëjnë sugjerime apo ankesa që sipas tyre mund të mungojnë në këtë raport✌

Faleminderit

* * *

  1. Të dhënat për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Qarkun Kukës

Diferenca e shprehur në votë e të dhënave të zgjedhjeve 2017 krahasuar me 2013 , për tre partitë kryesore në vend, Partia Socialiste e Shqipërisë, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, paraqitet si më poshtë:

Qarku Kukës

Partia Socialiste: 18,387 vota (+7,002 vota më shumë se në zgjedhjet 2013)

Partia Demokratike: 22,426 vota(-2,491 vota më pak se në zgjedhjet 2013)

LSI: 5,650 vota (-2,712 vota më pak se në 2013)

Bashkia Kukës

Partia Socialiste: 11,630 vota (+4,931 vota më shumë se në zgjedhjet 2013)

Partia Demokratike: 9,619 vota (-1,633 vota më pak se 2013)

LSI: 3,890 vota (-2,134 vota më pak se në 2013)

Bashkia Tropojë

Partia Socialiste: 3,363 vota (+1,248 vota më shumë se në 2013)

Partia Demokratike: 6,244 vota (-463 vota më pak se në 2013)

LSI: 729 vota (106 vota më pak se 2013)

Bashkia Has

Partia Socialiste: 3,394 vota (+823 vota më shumë se në vitin 2013)

Partia Demokratike: 4,072 vota (-395 vota më pak se në 2013)

LSI: 453vota (-472 vota më pak se në 2013)

  1. Raport mbi Dëgjesat Publike në Qarkun Kukës

Raporti i të dhënave mbi dëgjesat publike në qarkun Kukës në kuadër të “Bashkëqeverisjes me njerëzit për Shqipërinë që duam”, i zhvilluar në 3 bashkitë e këtij qarku dhe njësitë administrative nën juridiksionin e tyre.

Në total gjatë muajit korrik janë zhvilluar 25 dëgjesa, përfshirë takimin me të rinjtë në Kampin e Kampionëve organizuar nga FRESSH në Jalë.

Sa i takon metodologjisë së takimeve, duhet theksuar që të gjitha organizimet kanë qenë takime të hapura, publike dhe të njoftuara paraprakisht si në kanalet e medias sociale ashtu dhe në organet e medias konvencionale, për të mundësuar afrimin e një numri të madh qytetarësh të interesuar për të shprehur shqetësimet, nevojat dhe problemet e komuniteteve respektive. Të gjitha takimet janë realizuar në prani të drejtuesit politik të qarkut dhe kandidatëve, të cilët në shumicën e rasteve janë shoqëruar nga kryetari i partisë dhe titullari i njësisë vendore.

Gjithashtu, takimet janë regjistruar dhe publikuar në median sociale, median kombëtare dhe lokale, për të garantuar transparencë publike dhe mundësuar llogaridhënien politike e publike në një moment të dytë.

Së fundi është e rëndësishme të cilësohet që të gjitha shqetësimet e ngritura nga qytetarët janë regjistruar dhe përpunuar nga ekipi i drejtuesit politik të qarkut, për t’u integruar në axhendën e politikave publike të qeverisë për ndërtimin e “Kukësit që duam”.

Në përfundim të këtij procesi mund të themi pa mëdyshje se praktika e “dëgjesave publike” është pritur jashtëzakonisht mirë dhe vlerësuar maksimalisht nga qytetarët. Ky proces është perceptuar tek zgjedhësit si vëmendje dhe angazhim serioz i qeverisë për problematikat dhe shqetësimet e banorëve.

Vlen të theksohet pjesëmarrja masive e banorëve jo vetëm në njësitë administrative, apo qytete, por dhe në zonat e thella malore. Mbi të gjitha theksojmë pjesëmarrjen e konsiderueshme të elektoratit të djathtë, sidomos në bashkinë e Tropojës.

Çdo takim regjistron një numër mesatar pjesëmarrësish nga 40-60 personash në çdo takim, duke mundësuar bashkëbisedimin e drejtpërdrejtë me rreth 1500 qytetarë në rang qarku.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.