Kryesore

Video/ Momenti i atentatit tek “Komuna e Parisit”. Autorët dalin nga makina dhe qëllojnë 24-vjeçarin

16:22 - 04.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“BalkanWeb” siguron pamjet e atentatit të mbrëmshëm te ‘Komuna e Parisit ndaj 24 vjeçarit, Lorenc Hoxha. Videoja që është dorëzuar edhe në polici, është regjistruar në kryqëzimin e Komunës së Parisit dhe gjithë skena ka ndodhur teksa mjetet prisnin të hapej semafori, rreth orës 19:51 siç duket edhe në video Në video duket qartë momenti kur dy të rinj zbresin nga një Fuoristradë e zezë tip BMW, njëri i veshur me pantallona të shkurtra dhe një bluzë me ngjyrë të çelët, ndërsa tjetri mban veshur pantallona të zeza, të gjata. Ata dalin nga makina dhe ndonëse në video nuk duket qartë, i afrohen një mjeti tjetër. Pas disa sekondash dëgjohen të shtëna me armë. Me shpejtësi ata futen në makinë, e cila drejtohet me shpejtësi drejt rrugës “Sulejman Delvina”.

NGJARJA

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ka pasur një shkëmbim zjarri midis disa mjeteve, ku për pasojë ka mbetur i plagosur në shpatull shtetasi Lorenc Hoxha24 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sipas dëshmitarëve, 24 vjeçari nga Bulqiza në pamundësi për të drejtuar automjetine ka lënë pa frena, e më pas mjeti ka bërë ecje të lirë der sa është përplasur me një nga shtyllat e kësaj rruge. Automjeti ka përfunduar në hyrje të pallatit. 24-vjeçarit i rridhte gjak nga krau dhe ka kërkuar ndihmën e kalimtarëve për t’i treguar një farmaci.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.