Kryesore

Basha zgjedh kupolën drejtuese, emrat e nënkryetarëve të rinj të PD, Parlamentit dhe kreut të grupit demokrat

14:24 - 05.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Lulzim Basha ka zgjedhur përfundimisht kupolën drejtuese në Kuvend dhe për pasojë dhe në parti, duke treguar qartë se mbi cilët emra do të mbështetet për të bërë opozitë në Kuvend dhe jashtë saj.

Të gjitha këto lëvizje që tashmë mendohet se në masën 90 përqind janë të fiksuara në letër nga kreu i PD Lulzim Basha dhe bashkëpuntorët e tij më të afërt.

Duke qënë se sesioni i ri parlamentar është në prag dhe pritet konstituimi i Kuvendit dhe për pasojë dhe zgjedhja e strukturave drejtuese të tij, ku opozita zë në vend të veçantë, mësohet se analiza e zgjedhjeve është lënë për një kohë të mëvonshme dhe më konkretisht do të fillojë dhe nga baza e partisë.

Për të shërbyer më pas dhe si një element mbi të cilin do mbështetet zgjedhja e krerëve të PD në të gjitha degët e saj në rrethe.

Duke qënë se Kuvendi do të mblidhet në fillim të shtatorit dhe për pasojë, që në fillim zgjidhet kryesia e Kuvendit, komisionet parlamentare dhe përbërja e tyre, PD duhet të jetë e përgatitur për emrat që do të jenë në krye të grupit por dhe gatshme për të marrë vendin që i takon si nënkryetar Kuvendi, kryetar e nënkryetarë komisionesh parlamentare.

Prandaj Basha i ka marrë punët me shpejtësi duke e bërë gati listën e lidershipit të Kuvendit. Behet me dije se do të ketë ndryshime drastike në kupolën drejtuese të PD në Kuvend, dhe për pasojë dhe në PD.

Pasi drejtuesi i grupit të PD dhe emri që do të jetë nënkryetar Kuvendi, automatikisht janë dhe nënkryetarë të PD. Eshtë një proces i fiksuar dhe në statusin e kësaj partie që kryetari i grupit dhe nënkryetari i Kuvendit, janë dhe nënkryetarë të PD.

Kështu ka qënë kur ishte Topalli, kur ishin dhe Patozi dhe Spaho. Burime të “TemA” në PD bëjnë me dije se deputetja e qarkut të Dibrës Dhurata Çupi pritet të jetë e propozuara e Bashës për nënkryetare Kuvendi, dhe për pasojë do të jetë dhe nënkryetare e PD.

Ndërkohë që kryetar i grupit parlamentar të PD pritet të jetë deputeti Enkeled Alibeaj, që bën një rikthim të fuqishëm në lidershipin e PD. Këta janë figurat mbi të cilat Basha pritet të mbështetet fort, tashmë që dhe Ristani është jashtë Kuvendit dhe për pasojë besohet se nuk do jetë as sekretar i Përgjithshëm në zgjedhjet më të para në Këshillin Kombëtar.

Ndërkohë që bëhet e ditur se kandidaturat për nënkryetar të grupit parlamentar do të dalin gara mes Edmond Spahos, Eduard Halimit dhe Gent Strazimirit. Ndërkohë që sekretar i grupit parlamentar pritet të jetë Edi Paloka, aktualisht kryetar i grupit të deputetëve të PD.

Ngjitet dhe Grida Duma, e cila paralel me hyrjen për herë të parë në Kuvend, pritet të zgjidhet sekretare e grupit të PD. Ndërsa në komisionet parlamentare, situata është më e thjeshtë. Në dy komisione parlamentare, Komisionin e Ligjeve dhe Komisionin e Sigurisë, pritet të jenë përkatësisht Oerd Bylykbashi e Flamur Noka, të cilët kanë qënë dhe në legjislaturën e kaluar.

Komisioni i Jashtëm mësohet se do të ketë sërish si nënkryetar deputetin Aldo Bumçi. Kryetar i Komisionit të Integrimit mësohet se pritet të jetë Jorida Tabaku, ndërsa tek Ekonomia nënkryetar komisioni Edmond Spaho.

Ndërsa nënkryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, pritet të caktohet deputeti i ri i qarkut të Vlorës Agron Shehaj. Pavarësisht se Albana Vokshi dhe Genc Pollo janë rizgjedhur si deputetë, me shumë mundësi tek komisioni i Shëndetësisë në vend të Vokshit pritet të jetë Tritan Shehu ose Bardh Spahia kryetar, ndërsa tek komisionit i Arsimi e Medias, Pollon pritet ta zëvendësojë Luçiano Boçi.

Në këtë mënyrë, me këto emërime Basha mendon të mbulojë vendet vakante të lënë nga përjashtimi i Patozit, Bregut, Topallit, Bodes, Rulit dhe figurave të tjera të PD dhe krijimin e një lidershipi të ri në Kuvend dhe në PD.

Drejtuesit e rinj të mundshëm të PD në Kuvend dhe parti:

Nënkryetare e Parlamentit Dhurata Çupi, automatikisht nënkryetyare e PD

Kryetar Grupi Enkeled Alibeaj, automatikisht nënkryetar i PD

Nënkryetar grupi mes Edmond Spahos, Eduard Halimit, Gent Strazimirit

Sekretar i grupi parlamentar Edi Paloka

Zëdhënëse e grupit parlamentar Grida Duma

Kryetar i Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku

Kryetar i Komisionit të Arsimit e Medias Luçiano Boçi

Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë mes Tritan Shehut, Bardh Spahisë

Nënkryetar i Komisionit të Jashtëm Aldo Bumçi

Nënkryetar i Komisionit të Sigurisë Flamur Noka

Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve Oerd Bylykbashi

Nënkryetar i Komisionit Veprimtaria Prodhuese Agron Shehaj

Nënkryetar i Komisionit të Ekonomisë Edmond Spaho. /temA/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.