Kryesore

Breshëri arme në mes të qytetit nga BMW, makina gjendet e djegur nga policia

12:43 - 05.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë teksa ishte duke ecur me makinë në mes të qytetit. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, në rrethana që ende presin të sqarohen nga policia.

Mësohet se për fat nga të shtënat e armës nuk ka pasur persona të lënduar, edhe pse ka qenë piku u lëvizjes.

Mjeti B.M.W është gjëndur i djegur në lagjen Haxhias. Nga  verifikimet paraprake mjeti   rezulton në pronësi  të shtetasit B.B.

Automjeti nga i cili është qëlluar me armë zjarri rezulton me targa fallso. Pasi i është vënë zjarri personi është larguar. Zjarrfikësja ka bërë të mundur evitimin e djegies se menjëhereshme te mjetit.Policia në gjurmë te personit që ka qëlluar me armë.Dyshohet se autori ka patur si qëllim ekzekutimin e një personi. Ngjarja pak pas orës 9 të mëngjesit të sotëm

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Policia njofton se nuk ka pasur lëndime nga të shtënat në ajër, ndërkohë që thekson se ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.