BLUETOOTH

Fotinia e “Big Brother 9” shtatzënë? Ja fotoja që ngriti dyshimet

09:20 - 05.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play





Që pas fitores së “Big Brother”, Danjeli dhe Fotinia e kanë kaluar kohën duke shijuar pushimet, por edhe duke bërë miq të ri. Pak ditë më parë çifti ka qenë i ftuar në një dasmë, por më shumë sesa prania e tyre, ajo që ka rënë në sy janë format e rrumbullakosura të Fotinisë. Në rrjetet sociale kanë nisur zhurma për një shtatzëni të biondes nga Lazarati. Veshur me një fustan ngjyrë floriri, me një dekolte të thellë dhe këmbët jashtë, biondja simpatike duket më e mbushur se ç’ jemi mësuar ta shikojmë. Duke mos u mjaftuar vetëm me komentet e rrjeteve sociale, ne vendosëm të pyesim vetë çiftin. Ishte Danjeli ai, që i kontaktuar nga “Bluetooth”, është mjaftuar duke thënë një “Jo”. Nuk e dimë ende nëse djaloshi nga Tropoja është supersticioz dhe ka preferuar mos të zbulojë më shumë kaq herët, apo nëse janë portalet ato që kanë aluduar për një shtatzëni pas disa kileve të marra nga Fotinia. Do të na duhet të presim dhe pak kohë për të konfirmuar nëse çifti fitues i “Big Brother 9” do të bëhen prindër për herë të parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.