Kryesore

Operacioni në “Don Bosko”, lihen në burg 2 nga 3 të arrestuarit. Familjarët e të plagosurit Peca: “Citroeni” u qëllua me 13 plumba, do bëjmë padi

10:47 - 05.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gjykata e Tiranës dje ka lënë në burg, dy prej tre personave, të cilët u arrestuan pak ditë më parë, pasi thyen postbllokun e policisë në zonën e “Don Boskos”. Gjatë operacionit antidrogë të koduar “Përpjekja e Fundit”, i cili degjeneroi në përdorimin e armëve të zjarrit nga ana e Policisë, u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 435.2 gr kokainë. Pas paraqitjes së provave materiale nga prokurori i çështjes, togat e zeza të kryeqytetit vendosën masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj 24-vjeçarit Ardit Murati, ndërsa kanë dhënë “detyrim paraqitje” për babain e tij 50-vjeçar, Shehat Murati. Policia gjeti në banesën e këtij të fundit rreth 50 gr lëndë narkotike e llojit kokainë, krahas 385 gr që u gjet në automjetin ku u arrestuan Ardit Murati dhe Bledi Peci. Gjatë seancës së djeshme gjyqësore Shehat dhe Ardit Murati (babë e bir) deklaruan se nuk kishin dijeni për kokainën që u gjet në banesën e tyre. Ata kanë thënë se lënda narkotike i përkiste Arbër Muratit, djalit tjetër të familjes Murati dhe se ata s’kishin dijeni për këtë. Gjithashtu, është lënë në qeli edhe i plagosuri Blendi Peca, i cili drejtonte në automjetin “Citron”, që nuk ndaloi pas urdhrit të bluve. Masa e sigurisë ndaj 27-vjeçarit Peca është dhënë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ai ndodhet nën kujdesin mjekëve. Ndërkohë, policia vijon punën për arrestimin e 22-vjeçarit Arbër Murati, i cili ishte së bashku me Pecën në automjetin që u qëllua nga plumbat, por mundi të largohej.

OPERACIONI

Bledar Peca dhe Ardit Murati u arrestuan nga policia të martën, gjatë një operacioni antidrogë në zonën e “Don Boskos”, pasi automjeti me të cilin ata udhëtonin theu postbllokun. Policia bëri të ditur se kishte të dhëna që dy të rinjtë dhe Arbër Murati lëviznin të armatosur me një automjet në Tiranë. Blutë qëlluan me armë në ajër dhe në drejtim të gomave të makinës, ndërsa mbeti i lënduar Bledar Peca për shkak të humbjes së kontrollit të automjetit. Policia i ka bërë shenjë automjetit të ndalonte, por ai nuk i është bindur urdhrit të policisë. Drejtuesi i mjetit ka lëvizur me shpejtësi, duke bërë disa manovra të cilat rrezikuan jetën e oficerëve të policisë duke përplasur një automjet të ndërhyrjes. Në këtë moment, me qëllim parandalimin e largimit të automjetit dhe pas thirrjes së punonjësve të policisë për të ndaluar, policia i ka paralajmëruar duke qëlluar në ajër, më pas në drejtim të gomave te automjetit. Si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit pas shpimit të gomave nga policia pas tentativës për t’u larguar, i riu Peca mbeti i plagosur dhe u transportua në spital, ndërsa ndodhet jashtë rreziku për jetën. Pas ndalimit, Bledar Pecës iu gjet dhe sekuestrua në makinë 385 gr kokainë, ndërsa një tjetër sasi kokaine është gjetur në banesën e të shpallurit në kërkim Arbër Murati (50.2 gr kokainë)

FAMILJARËT E

TË PLAGOSURIT

Familjarët e Blendi Pecës, i plagosur katër ditë më parë gjatë operacionit te “Don Bosko”, kanë një tjetër version për ngjarjen. Ata pretendojnë se historia nuk është aspak ashtu siç thotë polica. Sipas familjarëve të Pecës, kanë qenë agjentët e antidrogës, ata që e kanë përplasur mjetin me të cilin lëvizte, një “Citroen”. Jo vetëm kaq, por ata kanë ushtruar dhunë dhe kanë qëlluar me armë në drejtim të tij. Familjarët pohuan se do të ngrenë një padi për mënyrën se si është trajtuar djali i tyre.

GSH.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.