Kryesore

Zbulohet plani i të fortit që terrorizoi Elbasanin me “BMW”. Policia mbledh pamjet filmike

13:44 - 05.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Detaje të reja bëhën të ditura nga ngjarja e ndodhur sot në Elbasan ku drejtuesi i një BMW-je ka qëlluar me armë në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të “Urës së Bakallit”.

Gazetari Fatmir Popja raporton se automjeti në fjalë ka qëlluar me armë pak para orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa ka qënë vetë drejtuesi ai që i ka vënë zjarrin. Mësohet gjithashtu se mjeti përdorte targa false.

Po sipas tij, ka dyshime të forta që ky person ka pasur si qëllim të ekzekutojë dikë. Policia, nuk ka gjetur gëzhoja në vendngjarje, ndonëse janë dëgjuar disa të shtëna.

Blutë e Elbasanit kanë sekuetruar sakaq pamjet filmike të kryqezimit të rrugëve ku është qëlluar me armë nga “BMW” dhe jnë vënë në gjurmët e personit që ka qëlluar me armë.

Sipas të njetjave burime, mbërritja në kohë e zjarrfikëses ka bërë të mundur evitimin e djegies se menjëhereshme të mjetit “BMW”, çka mund t’i shërbejë policisë për të mbledhur prova./BalkanËeb/

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.