Kryesore

Çfarë ndodhi në Sarandë/ Kosovari dhunon bashkëshorten dhe vjehrrin e tij

17:35 - 06.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një shtetas kosovar ka përfunduar në rajon, pasi ka dhunuar bashkëshorten dhe familjarët e saj. 23-vjeçari kishte shkuar me pushime në Sarandë bashkë me familjen e bashkëshortes, por duketse një konflikt ka bërë që situata mes tyre të acarohet dhe dhëndri të godasë si nusen, ashtu edhe babain e saj.

NJOFTIMI I KOMISARIATIT TE POLICISE SARANDE

Më datë 05.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.G., 23 vjeç, banues në Kosovë, pasi rreth orës 04. 30, në lagjen Nr. 1, Sarandë është konfliktuar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes V.G., 21 vjeçe, dhe vjehrrit të tij, E.G., 48 vjeç, banues në Prishtinë.

Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.Zh., 17 vjeç, banues në Breme, Gjermani, sepse në këtë konflikt, ka goditur me sende të forta shtetasin D.G., 54 vjeç, banus në Prishtinë si dhe shtetasin A.G., 26 vjeç, banus në Obiliq Kosovë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Sarandë. Neni 130/a/1, 89 Kodit Penal


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.