BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Berisha prapë gjysh, Argita shtatzënë për të katërtën herë

16:00 - 09.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:  Berisha prapë gjysh, Argita shtatzënë për të katërtën herë





Përpos telashev me motin që kanë gjetur qeverinë dhe kreun e saj, Sali Berisha këtë fillim vit, lajme të gëzueshme vijnë nga familja e tij. Kryeministri ynë gjatë 2010-ës do të bëhet gjysh për herë të gjashtë. Vajza e kryeministrit të vendit, avokatja Argita Malltezi do të bëhet nënë për herë të katërt. Pas tre vajzave, tashmë e ka radhën, pse jo një djalë.
Nga burimet e siguruara për “Bluetooth”, mësohet se Argita është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe në pranverë ajo do të gëzojë familjen me fëmijën e saj të katërt. E ndërkaq, do të gëzojë padyshim edhe babain e saj, kryeministrin Berisha, i cili tashmë është i rrethuar nga mbesat, dhe vetëm një nip, që është djali i Shkëlzenit.
Shtatzënia
Është mbajtur totalisht e fshehtë. Sidomos, muajt e parë të saj. Vetëm gjatë muajit të pestë Argita Berisha ka nisur të ndajë këtë lajm të mirë me disa miq të ngushtë të saj, fillimisht ky ka qenë një sekret familjar. Në një foto të bërë dy muaj më parë (kur Argita duhet të ketë qenë 2 muaj shtatzënë), gjatë një mbrëmjeje Gala (mbrëmje bamirësie në ndihmë të fëmijëve që vuajnë nga autizmi), të organizuar nga Fondacioni për Fëmijët Shqiptarë, drejtuese e të cilit është zonja Liri Berisha, Argita u pa e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë rozë në çiklaminë. Për të mos pohuar shtatzëninë e saj, ajo mbante një shall të gjerë, i cili mbulonte dhe barkun e saj. Pak ditë para Vitit të Ri, Argita dhe Arbër Malltezi, bashkëshorti i saj pohuan në ambiente të kufizuara ardhjen në jetë të fëmijës së katërt. Siç kemi mësuar, Argita ka zgjedhur për të ndjekur shtatzëninë e saj mjekun Halim Kosova. Ndërkaq, gjinekologu i vajzës së kryeministrit nuk jep shumë detaje të shtatzënisë. Vetë vajza e kryeministrit, para katër ditëve ishte në klinikën e këtij të fundit, pranë stadiumit “Dinamo”. Por, vajza e kryeministrit zgjedh për të shkuar në klinikën e doktorit në një kohë kur nuk ka njerëz, dhe duket se “bebin” në EKO deri tani e kanë parë nga afër vetëm Argita dhe Halimi. Të tjerët kanë parë vetëm kopjet e tij. Gjithsesi, Argita vazhdon të ruajë fshehtësinë për bebin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.