SPORT

Shtyu arbitrin për kartonin e kuq, dënohet ylli i Real Madridit me 5 ndeshje

16:43 - 14.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

­




Edhe pse u fut në fund të pjesës së dytë ditën e djeshme në përballjen me Barcelonën, Cristiano Ronaldo u kthye në një nga protagonistët e sfidës.

Sapo hyri, ai shënoi një gol spektakolar, imitoi Leo Messi-n me fanellën që ia drejtoi tifozëve të Camp Nou, dhe 5 minuta më vonë u largua nga ndeshja me karton të kuq.Edhe pse u fut në fund të pjesës së dytë ditën e djeshme në përballjen me Barcelonën, Cristiano Ronaldo u kthye në një nga protagonistët e sfidës.

Pasi mori kartonin e parë të verdhë duke qenë se hoqi fanellën kur shënoi gol, Ronaldo simuloi duke kërkuar një penallti.

Më pas erdhi reagimi i arbitrit i cili e ndëshkoi me karton të kuq, vendim i cili nuk i pëlqeu portugezit, i cili duke vënë duart në kokë, shtyu më pas arbitrin De Burgos Bengoechea.

Sot u mor vendimi për dënimin e Ronaldo-s, dhe federata spanjolle dënoi yllin e Real Madrid me 5 ndeshje.

https://youtu.be/r1O4npzQNyI


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.