![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Vinçenco Montela, trajneri i Milanit, ka dalë sot në një konferencë për shtyp, në kuadër të ndeshjes së nesërme përballë Shkëndijës së Tetovës, e vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Europës. Ai ka folur me shumë respekt për skuadrën shqiptare, duke e cilësuar atë një ekip europian.
Ai ka theksuar se Shkëndija ka lojtarë me cilësi në sulm, ndërsa shton se përballjet në kualifikuese nuk varen vetëm nga ndeshja e parë
“Shkëndija është përpara nesh me përgatitjet dhe ka një ide të qartë loje. Në repartin e sulmit kanë lojtarë me cilësi, janë një skuadër e organizuar dhe shumë europiane. Çdo gjë varet nga ne. Por përballjet në kualifikuese nuk varen vetëm nga ndeshja e parë”, tha Montela.
Shfaq Komentet (0)