Kryesore

DETAJE TË REJA/Çfarë po ndodh në Rinas? Armë në aeroport, zbulohen 3 pako luftarake. Ja destinacioni i tyre

17:39 - 25.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Janë sekuestruar në Rinas 3 pako me armë luftarake që po kalonin transit. Pjesët e armeve te gjetura ne Rinas janë pjese kallashnikovi.

Policia i sekuestroi armët luftarake në tre pako postare, ndersa vazhdojnë hetimet për për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në pikën e kalimit kufitar Rinas.

Njoftimi i policisë

Ne kuader te masave te shtuara antiterror, si ne mbare shtetet europiane edhe Policia e Shtetit dhe organet ligjzbatuese vijojne zbatimin e nje plani te detajuar masash. Keshtu në datë 24.08.2017, ora 15:40, në PKK Rinas, nga punonjësit e kompanisë “ICTS”, gjatë skanimit të tre pakove të kompanisë postare “DHL”, tranzit kane konstatuar pjesë armësh luftarake. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e kësaj vepre penale si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 22 e 278/a të K.P.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.