Kryesore

Digjet dyqani i parfumeve në zonën e ish Bllokut në Tiranë

21:57 - 25.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një dyqan parfumerie në zonën e “Bllokut” në Tiranë është përfshirë nga flakët. Menjëherë në vendngjarje janë nisur forcat e zjarrfikëses.

Nga ngjarja nuk ka të lënduar, por ende nuk është bërë e qartë se cilat janë dëmet materiale.

Njoftimi i policisë

Më datë 25.08.2017, rreth orës 20:50, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një njoftim se në rrugën “Brigada VIII”, ka rënë zjarr.

Menjëherë janë nisur Shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikset, ku kanë konstatuar një dyqan parfumerie i cili kishte marrë flakë.

Menjëherë forcat zjarrfikse kanë bërë të mundur vënjen nën kontroll e më pa fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe ekspertët e zjarrit po punojnë për identifikimin e shkakut të rënjes së zjarrit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.