Kryesore

Majlinda Keta: Të depolitizohet arsimi i lartë në Shqipëri. Pa ligj të përmirësuar, s’ka zgjidhje “ngërçesh”

13:24 - 25.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Voltiza DURO

Më datë 28 dhe 29 gusht do të bëhen publike rezultatet për fituesit në universitete dhe maturantët do të kenë mundësi të njohin degën e tyre të studimit. MAS-i ka bërë me dije se këtë vit numri i aplikantëve për universitet është 28.522 maturantë. Por cilat kanë qenë problemet e Maturës Shtetërore dhe si është situata e Arsimit të Lartë në Shqipëri? Në lidhje me këtë, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, dr. Majlinda Keta, pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës, tregon pikat ku duhet të përmirësohet Matura Shtetërore, problemet në arsimin e lartë dhe strategjitë që duhen ndjekur për zgjidhjen e tyre. Keta vendos theksin mbi rishikimin e ligjit të arsimit të lartë dhe zbatimin rigorozisht të parimit kushtetues mbi depolitizimin në arsim. Sipas saj, pa ligj të përmirësuar, nuk ka zgjidhje “ngërçesh”.

Cili është qëndrimi juaj mbi Maturën Shtetërore, në cilat pika mund të përmirësohet?

Matura Shtetërore do rishikuar në të gjithë elementët e saj. Së pari, ne kemi një pabarazi në proces arsimimi në shtrirje të ndryshme gjeografike në vend. Ajo tronditet pas çdo rotacioni politik. Cilësia e dijes që tentohet të matet shkërmoqet në 3 vite, pasi po përkeqësohet cilësia e dijes së ofruar nga mësuesi, por edhe ajo që i vihet në përdorim nxënësit. Madje po abuzohet me statusin e më- suesit dhe ngarkesën e tij me letra sesa me punë të mirëfilltë edukative dhe shkencore. Së dyti, ato që shiten si “institucione ekspertize” nuk po japin një herë të vetme llogari për dëmet e shkaktuara me ndërhyrje pa kriter në kurrikula, programe apo tekste.

Si ishte procesi i administrimit për Maturën Shtetërore këtë vit?

Ende vijojmë me një proces administrimi të cenuar, “të korruptuar” edhe pas kaq vjetësh të Maturës Shtetërore. Del teza në rrjete publike në 30 minutat e para pas fillimit të procesit, ndonëse në të shkruarën e saj presupozohen rregulla strikte të ndërhyrjes dhe komunikimit me jashtësh kollën. Kemi rënie të cilë- sisë së korrigjuesve dhe vlerësuesve. Në vite e vite, në fakultetet e mësuesisë po shkon cilësia më e dobët e studentëve, ndërkohë sistemi edhe pak fashitet nga brezi i mësuesve që kur zgjodhën mësuesinë ishin nga më të shkëlqyerit e gjimnazeve në të gjithë vendin. Kjo do jetë një katastrofë që shumë shpejt do ia ndjejmë pasojat si komb, jo vetëm si shtet.

Por a duhet një standard vlerësimi dalës nga parauniversitari?

Për shumë e shumë arsye, theksoj që duhet, dhe kjo lidhet me politika më të mira dhe më të qëndrueshme për arsimin, por jo për këto të përfolurat e “krenaritë” në podiume politike deri më sot. Ky matës në dalje duhet të paraprihet nga një proces cilësor i dijes si kurrikul, transparent mes institucioneve përgjegjëse dhe publikut, shumë institucional dhe profesional si vlerësim i brendshëm dhe nga jashtë në 3 vitet e shkollës së mesme. Këtu duhet të marrë dhe të mbajë përgjegjësitë e veta edhe universiteti shqiptar, akademizmi dhe kërkimi shkencor në të.

Si mund të zgjidhet ngërçi në universitetet publike?

Ligji është kuratori i çdo të keqeje në sistem dhe në institucionin akademik. Të fillohet me amendimin e ligjit të 2015-ës. Partitë me 140 votat “pro” i kanë sjellë një dëm të madh akademizmit dhe arsimimit të shqiptarëve, cilësisë së elitave të ardhshme në këtë vend. Pa ligj të përmirësuar, nuk ka zgjidhje ngërçesh, çfarë- do qofshin ato dhe nga kushdo qofshin shkaktuar. Së dyti, por i pari për nga rëndë- sia, duhet të zbatohet rigorozisht parimi kushtetues i depolitizimit dhe departizimit në arsim. Arsimi nuk është zyrë punësimi për partitë dhe vend për “qoka” politike. Së treti, tregu i punë- simit në universitete duhet të formalizohet dhe bëhet transparent.

A duhet të amendohet ligji i arsimit të lartë nga qeveria, pasi është kontestuar nga opozita dhe grupet e interesit?

Ligji është kontestuar fillimisht nga pedagogë e më pas nga opozita. Unë besoj se vetë kryeministri i vendit duhet ta largojë sa më shumë të jetë e mundur politikën nga arsimi, përfshi këtu edhe arsimin e lartë. Shumë nene të ligjit të ri japin shkas për ndë- rhyrjen e politikës në vendimmarrjet për akademizmin, sikurse ligjërojnë korrupsionin politik. Kryeministri dhe deputetët duhet ta analizojnë mirë situatën e fundit të përplasjeve institucionale në universitetet publike dhe të përcaktojnë të gjitha shkaqet që çuan në këto situata.

Cili është qëndrimi i pedagogëve ndaj këtij ligji?

Liria akademike nuk mund të garantohet aty ku ka vdekur apo është asfiksuar liria e mendimit dhe e shprehjes së pedagogëve dhe akademikëve. Është e turpshme dhe mesjetare që akademikët dhe profesorati edhe “heshtin” ndaj pronarit, ndonëse konstatojnë shkelje të lirisë akademike, keqzbatime të ligjit apo justifikojnë ligje në emër të “bukës së gojës” nga pronari apo, më keq, kur pronarët “i motivojnë” për të denigruar universitetet publike. Ky është dëm i madh që u bëhet kombit dhe elitave

Ky ligj, sipas jush, a është në koherencë me vendet e rajonit apo Europës?

Ligji pretendoi se do “ligjëronte” modelin e sistemit anglosakson të arsimimit në Shqipëri. Liria dhe demokracia universitare në 27 vite është ende larg cilë- sisë së krahasueshme me Europën e bashkuar. Mbi të gjitha, ligjet për arsimin nuk mund të jenë fasada të bukura të një realiteti të shëmtuar institucional bazuar në porositës me interesa të caktuara mbi arsimin publik. Kryeministri i vendit duhet ta analizojë me imtësi këtë situatë kritike ku anëtarët e bordeve të universiteteve publike të emëruar nga ministri i Arsimit janë të gjithë drejtorë politikë dhe figura të kabinetit të ministrit. Kjo diskordancë ka shkaktuar jo pak situata në mbarëvajtjet e punëve në universitetet publike tash 2 vjet nga ligji i 2015-ës.

Çfarë detyrash u dalin universiteteve private pas procesit të rankimit?

Rankimi do të vijë pasi të mbarojë procesi i akreditimit. Kam të drejtën të pranoj se edhe ky proces është “korruptuar” në rrugë e sipër, bazuar kjo nga konkluzionet e para të dhëna. Mjafton një klikim në rankimet ndërkombëtare të universiteteve shqiptare përkundrejt vlerësimeve të akreditimit nga anglezët deri më tash dhe do të vërejmë e qartësohemi për një situatë të diskutueshme dhe tepër serioze për herë të dytë për akreditim/rankimin në arsimin e lartë në Shqipëri.

Sa po monitorohen nga institucionet përkatëse universitetet publike?

Universitetet publike, bazuar edhe në ligjin e më- sipërm, por edhe historikisht, monitorohen nga shumë drejtime dhe shumë institucione qendrore. Por, mbi të gjitha, universitetet publike janë të monitoruara nga masa e studentëve dhe përfaqësive të zgjedhura në institucione drejtuese të jetës universitare, dhe publiku i gjerë që ende beson dhe provon sigurinë tek universitetet publike, tek ai i Tiranës në veçanti.

Si paraqiten tarifat e universiteteve në Shqipëri krahasuar me rajonin?

Për mua, arsimi i lartë publik duhet të mbetet në tendencën për t’i mbajtur ku janë tarifat dhe të vijojë për mbështetje të plota për kategori të veçanta sociale. Arsimi privat ende mbetet në shifra jo shumë të konsiderueshme, sikurse përgjithësisht ka pamjen e një biznesi që rregullohet nga pronari me rregullat e tij. Kjo nuk do të thotë që publiku nuk duhet të vrasë mendjen për partneritete afatgjata për gjenerim fondesh.

Universitetet publike po kalojnë si ndërmarrje biznesi. Kjo e fundit është vrastare për dijen që i duhet progresit të Shqipërisë, që ende lufton me varfërinë, ndërsa krimi i organizuar dhe korrupsioni në vend edhe pastron para përmes institucioneve arsimore. A duhet të ketë një shërbim më të shpejtë dhe më të saktë mbi njehsimin e diplomave për studentët që kanë përfunduar studimet jashtë? Patjetër që po! Me gjithë përpjekjet e bëra për të strukturuar dhe menaxhuar më mirë komunikimin dhe punën në këtë sektor, ende shërbimi kërkon efikasitet më të mirë kohor. Duhet të ofrohet standardi minimal i shërbimit i këtij sektori ndaj publikut, shoqëruar me transparencë, komunikim dhe shpejtësi të vlerësueshme.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.