Kryesore

Agron Shehaj: S’jam futur në politikë për interes, të majtë dhe të djathtë më kanë ofruar lekë

15:37 - 26.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pasi ironizoi ditën e djeshme lajmin se Majlinda Bregu do të bëhej ministre në qeverinë “Rama 2”, Agron Shehaj ka reaguar sërish ditën e sotme, ndaj atyre që e sulmuan për deklaratën e tij.

Deputeti i Vlorës ditën e sotme ka thënë se i bën shumë  shumë përshtypje që disa politikanë janë futur në politikë me xhepa bosh dhe kanë dal të pasur dhe kur nuk marrin një karrige, sulmojnë partinë. Më tej deputeti i PD ka pohuar se është i pasur dhe ka punuar fortë për pasurinë e tij, por edhe ka paguar miliarda taksa.

Statusi i Agron Shehajt

Mundësia që një ish Ministre dhe deputete e PD-së vetëkandidohet ose kandidohet nga të tjerë ( por ajo nuk e përgënjeshtron se nuk dihet mbase e bejnë) nuk skandalizon asnjë,ndërsa reagimi im kundër një mundësie të tillë sjell akuza për përçarje të Partisë Demokratike.

Shumëkush mund ta shohë diçka normale,por mua më bën shumë përshtypje që disa politikanë jan futur në politikë me xhepat bosh dhe janë pasuruar jashtë masë, që kanë patur privilegje të jashtëzakonshme dhe kur vjen dita që dikush i zbret nga karrigia, i sulen partisë së tyre ose akoma më keq i bashkohen kundërshtarëve.

Nuk kisha ndërmend të merresha me deputetet “e pakënaqur” sepse nuk janë ata kundërshtarët e mi,por nuk mund të hesht ndaj shfaqjes së fundit dhe manipulimit të Edi Ramës që vazhdon me strategjinë e tij për të përcjellë idenë se jemi të gjithë njësoj.

Nuk e di nëse vërtet do bej Ministre Bregun, por e vetmja arsye për të cilën do e bënte është pikërisht për të çoroditur opinion publik dhe për të fshirë diferencat ideologjike midis Ish Partisë se Punës dhe Partisë Demokratike.

Nëpërmjet kësaj lëvizjeje ai do tregonte që bën një qeveri “gjithëpërfshirëse” dhe se media që ai ka nën kontroll ( pothuajse të gjitha) do trombetonin gjoja bashkëqeverisjen PD-PS.

Duhet ta kemi të qartë se çfarë del në media nuk eshte rastësi por është pjesë e një strategjie të qartë të qeverisë.

Për sa i përket humbjes në Vlore, si në gjithë Shqipërinë, rrënjët e saj shkojnë përtej fushatës elektorale 30 ditore që unë kam bërë dhe duhen kërkuar edhe te qëndrimi,para dhe gjatë zgjedhjeve, i atyre zotërinjve që sot me akuzojnë.

Jam i vetëdijshëm që për qëndrimet e mia mund të sulmohem nga mediat, analistët dhe opinion maker pranë qeverisë dhe atyre opozitare por që mbështesin “të pakënaqurit”. Është fare normale dhe nuk çuditem, por kjo nuk do më pengoj të them mendimin tim.

Nuk jam futur në politikë për interes, nuk kam marrë asnjë lek nga politika edhe kur ma kanë ofruar, të majtë dhe të djathtë.

Nuk jam futur ne politike për tu pasuruar, sepse ashtu si më “akuzojnë” disa unë kam fatin të jem i pasur. Janë të paktë në Shqipëri ata që mund të justifikojne pasuritë e tyre, kokërr me kokërr siç mund ta bëj unë. Kam punuar në mënyrë të ndershme dhe kam paguar miliarda lek taksa.

Nuk e them per tu mburrur por për t’ju thënë atyre që me ironi thonë që jam i pasur se nuk ka asgjë të keqe të kesh korrur rezultatet e punës së ndershme.

Jam futur në politikë sepse kam qenë jashtmase i zhgenjyer nga kjo klasë politike, pikërisht nga këto shfaqje të shëmtuara, njëherë me njerin, njëherë me tjetrin, jo ti vodhe, jo po vodha por dhe punova, unë të jap këtë ti me jep atë.

Kam ndërmend të them çfarë mendoj se është e drejtë, më vjen keq qe kam lënduar “të pakënaqurit”.

Është detyra ime si deputet i zgjedhur i PD-së të dal kundër një mundësie si ajo që përflitet në media.

Për sa i takon atyre që më akuzojnë për formën i këshilloj të merren me përmbajtjen.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.