Kryesore

“As më plas trapi se çfarë thua ti”/ Turisti rrëfen sherrin në Karpen që për pak përfundoi në tragjedi

19:46 - 26.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nëse dikush ndonjë ditë u thotë “më çoni në vendin e çudirave”, mos ngurroni ta sillni në Shqipëri, pa hezitim fare. Këtu do shohë gjithçka që për një vend me rregulla, parime, respektime, ligje, edukim, mirëformim etj, është absurde. Një djalë i ri shqiptar ka sjellë një material në redaksinë tonë ku përshkruan udhëtimin më të çuditshëm që i ka ndodh në Karpen të Kavajës teksa po i tregonte mikut të tij austriak bukuritë e vendit.

Ky është rrëfimi i plotë i D.B. për JOQ, ku anomalitë marrin trajtë në Shqipëri:

Përshëndetje JOQ. Dua te ndaj me ju një histori absurde qe ndodhi para disa ditësh ne një kamping qe emrin e ka “Kamping pa emër” qe ndodhet ne Karpen te Kavajës. Para disa ditësh isha ne ketë kamping për te pire një kafe tek ky lokali ne foto. Me thane qe duhet te merrja leje sepse nuk isha pjese e kampit. Ok mendova me vete pak e habitshme por ndoshta kështu janë rregullat. Shkuam për te hipur shkallet për tek “recepsioni” dhe ne gjysme te rrugës një burre plak bertet me te madhe ! Shqiptare jeni ju ? Nuk i fola dhe u afrova sepse isha me nje mikun tim austriak. Pastaj ne sfond doli nje grua plake qe periudhen e menopauzes si duket nuk do e kalonte deri sa te vdiste. Histerizem dhe bertitje pa asnje lloj arsye , dhe pa na pyetur se cfare po kerkoni. Ulerima te jashtezakonshme aq sa per nje moment mu duk sikur do humbja durimin e do krijohej nje konflikt i pa nevojshem. Si perfundim me tha qe shqiptaret nuk duhet as te shkelin ne ate kamp e jo me te rrine!

I thashe qe te paguaj me thuaj tarifen, por me tha qe edhe 1 milion lek te me japesh shqiptaret nuk i dua ketu dhe kjo vinte nga nje cift pleqsh qe pa dashur te ofendoj kundermonin era djerse 10 metra larg. U largova sepse e pashe qe ishin njerez te cmendur dhe rruges takova edhe kete “drejtorin” maje ures dhe une isha poshte. Mu drejtua vete qe te largohem dhe i thashe do iki se nuk eshte se vetem ketu ka det por kjo sjellje pa arsye eshte jashte llogjike. “A s’me plas trapi fare cfare thua ti”!

I irrituar se gjak ballkani kemi te gjithe i thashe qe te vije poshte e te flasi si burrat nese vertet ishte burre por me tha prit se te therras nja 5 veta edhe flasim. E pabesueshme !!!! Diskriminim ne mes te Shqiperise nga disa njerez derra e te paftyre! Arrita te bisedoj me disa te huaj qe po rrinin aty dhe shumica teper te pakenaqur. 70 Euro me tha njeri per t’u parkuar dhe asgje tjeter e perfshire! Une nuk jam tip qe dua t’i prish pune te tjereve por e pyeta nese merrnin fature apo jo dhe me tha qe “JO”.

Nga ana tjeter mendoj se eshte i paligjshem diskriminimi dhe ka instanca shteterore qe duhet te nderhyjne nga kjo shprehje e hapur racizmi do thoja une! Mbeta realisht i shokuar dhe kur ia shpjegova mikut tim austriak mbeti po aq i shokuar sa edhe une dhe me tha: “Tani e kuptoj pse calon turizmi ne kete vend te mrekullueshem”.JOQ


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.