Kryesore

FOTO/ Djegia e autobusit me pasagjerë kosovarë në Milot, policia: Ja si ndodhi ngjarja

13:51 - 26.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Blutë e Kurbinit kanë reaguar lidhur me ngjarjen që ndodhi sot në Milot, ku një autobus me pasagjerë mori flakë në ecjen. Burime zyrtare raportojnë se ngjarja ndodhi në Fushë-Milot, ndërsa konfirmohet se nga flakët nuk ka të lënduar.




NJOFTIMI I POLICISË:
Me datë 26.08.2017, është marrë njoftim se në Fushë-Milot, ka marrë flakë një mjet autobus i Kosoves.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe zjarrfiksja që po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve. Nuk ka të lënduar në njerëz vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet aksidentale. Nga shërbimet e policisë rrugore është bërë devijimi i qarkullimit rrugor në aksin e vjetër rrugor Milot – Lezhë dhe Milot – Laç deri në përfundim të veprimeve hetimore në vendngjarje si dhe në shmangie të trafikut. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.