Kryesore

Fotot/ Ralf Gjoni jep alarmin: Në Lin ujrat e zeza dhe plehrat po shkatërrojnë liqenin

20:40 - 26.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kandidati i LSI për deputet ka postuar në Facebook disa foto nga fshati turistik Lin. Ralf Gjoni ka shkruar se tonelata plastike notojnë në liqen. Edhe më dramatike duket situata në Lin, ku Gjoni shkruan se ujrat e zeza notojnë në liqen.

Statusi i plotë

S.O.S. Katastrofë ekologjike në kufijtë e kriminalitetit. Lini një fshat piktoresk me potenciale të panumërta turistike buzë Liqenit të Ohrit, mbushur me plehra buzë gjolit, tonelata plastikë që notjonë mbi ujë e nën ujë. Shtrati i gjolit infektuar nga pushtimi i kanaçeve e nga gjithë ujërat e zeza që derdhen në liqen. Bashkia e Pogradecit as nuk e çan fare. Shteti inekzistent, banorët të papërgjegjshëm e UNESCO fle gjumë. E tmerrshme ç’po lejojmë t’i bëhet Shqipërisë…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.