Kryesore

LIVE/ Pas takimit me kryeministrat e Ballkanit, Rama dhe Hahn konferencë për media: Ja çfarë diskutuam në takim

12:13 - 26.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministri Rama ka folur pas takimit me kryeministrat e Ballkanit, lidhur me diskutimet që kanë kryer në Vilën Qeveritare në Durrës. Një ndër temat kryesore që Rama foli në konferencën para mediave ishte lidhur me deklaratën e Johannes Hahn për integrimin europian në BE. Gjithashtu nuk ka harruar të përmendë edhe tematika të ndjeshme si lufta ndaj kanabisit. Ai ka thënë se BE do të monitorojë edhe më shumë fluturimet monitoruese për të kontrolluar dhe asgjësuar kultivimin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu pas fjalës të Ramës ka pasuar fjalën komisioneri Johannes Hahn. Ai ka folur lidhur me reformat e shumta që po bëhen në vend për përmirësimin e vendit që të kenë mundësinë e anëtarësimit të tyre në BE. Duke theksuar sërish se po përqëndrohen tek zona ekonomike për përmirësimin e saj.

“Duhet rritur ekonomia në duke arritur bashkëpunimin e përbashkët për t’u angazhuar në një grup reformash prej 6 vendesh për ta nxitur procesin e zhvillimit ekonomik të vendit.”

Hahn nuk ka harruar të përmendë edhe reformën e cila ka nisur procesin e saj në vend, procesi i Vettingut, ku edhe priten rezultatet së shpejti.

“Do të shohim rezultatet e para konkrete edhe për sa i përket Vettingut.”

Gjithashtu Hahn ka folur edhe për çështjen e azilkërkuesve i cili është rritur tepër për në vendet e BE-së. Ai u ka tërhequr vëmendjen duke thënë se nuk duhet të insistojnë të largohen por të luftojnë për një të ardhme më të mirë të vendit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.