Kryesore

Mimoza Hajdarmataj ironizon qeverinë “Rama 2”: Ministrat e “dalluar” nuk do t’i zërë gjumi sonte

20:52 - 26.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kur na ndajnë edhe pak orë nga publikimi i qeverisë “Rama 2”, deputetja e PD ka ironizuar ditën e sotme qeverinë e Ramës. Mimoza Hajdarmataj ndër të tjera ka thënë se ministrat e “dalluar” sonte nuk do ti zërë gjumi duke menduar a do të jenë edhe nesër në qeveri.

Statusi i plotë

Nëpër ambasada paskemi patur njerëz të leshtë, që për 4 vjet të qeverisë Rama 1 kanë bërë vetëm vrima në ujë!!!!

Nëpër spitale dhe ambulanca paskemi patur njerëz të pisët, që veç kanë abuzuar dhe në 4 vitet e drejtimit të tyre ia kanë “nxirë” faqen kryeministrit. Sa të korruptuar paskan qënë dhe ai nuk e ka ditur!!!!

Lere pastaj drejtuesit e tjerë të administratës shtetërore( të pjesës së tepsisë që i takonte LSI), pupupu çfarë matrapazësh e pazarxhinjsh që paskan qënë e ai, i madhi fare, nuk e ka nuhatur fare për 4 vjet!!!!

Droga paska qënë faj i çunave!!!

Drejtorët e hipotakave na qëlluan të korruptuar sa më ska!!!

Ndërkohë, mnistrat ” e dalluar” nuk do ti zërë gjumi sonte, deri sa të marrin vesh, se cili prej tyre do ta ndihmojë me atë dreq timoni Ramën 2 !!!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.