Kryesore

Takimi me kryeministrat e Ballkanit, Hahn: Integrimi jo alternativë për në BE. Prioritet krijimi i një zone ekonomike

10:57 - 26.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Komisioneri Johanes Hahn, nga takimi i sotëm me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor sot në Durrës, dha një mesazh të qartë lidhur me integrimin në Bashkimin Europian. Gjatë fjalës së tij në takimin joformal ai theksoi se tashmë si prioritet kyç është që të krijohet një zonë ekonomike, nga e cila do të nxitet edhe rritja ekonomike.

Ai pohoi qartë se integrimi nuk është me një alternative për hyrjen në BE, por është plotësues i dobishëm.

“Prioriteti kyç tani është që të krijohet një zonë ekonomike dhe të nxitet rritja ekonomike dhe më shumë punësim për njerëzit”, tha Hahn.

Përveç kryeministrit Edi Rama, në tryezë marrin pjesë edhe homologu ende në detyrë, Isa Mustafa i Kosovës, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ai i Malit të Zi Dushko Markoviç, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiç, si dhe komisioneri Johannes Hahn si dhe Cyril Muller, Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.