Kryesore

Nis Asambleja e PS-së, Rama zbardh sot strukturën e qeverisë së re, Ruçi çel punimet

09:43 - 27.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ka nisur punimet e saj, Asambleja e Partisë Socialiste. Ndonëse ishte parashikuar të niste në orën 10:00, ajo ka nisur 20 minuta me vonesë. Kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi ka çelur punimet, i cili tha se PS nuk e trajtoi me eufori fitoren e 25 Qershorit.

Më pas fjala i është dhënë Taulant Ballës.

Vijon…

AXHENDA

Ashtu siç është bërë e ditur ditë më parë, sot në orën 10:00 do të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste, për prezantimin e raporteve të grupeve të punës të ngritura nga kryetari i partisë Edi Rama pas zgjedhjeve.

Në ambientet e “Hotel Sheraton”, aty ku edhe do të zhvillohet kjo Asamble e PS-së, Rama do të shpallë dhe Qeverinë e Re.

Kur kanë mbetur dhe pak minuta nga fillimi, i pari që do ta çelë këtë asamble do të jetë Sekretari i Përgjithshëm, Gramoz Ruçi.

GSH.al ka siguruar rendin e ditës të Asamblesë së Partisë Socialiste, i cili është si më poshtë:

Rendi i dites në Asamble:
1- Çelja e punimeve te Asamblese nga kryetari i Asamblese dhe Sekretari i Pergjithshem –Gramoz Ruci; Miratimi I rendit te dites

2 – Raporti i grupit te punes per veprimtarine parlamentare –Taulant Balla (7min)

3 – Raporti i Degjesave Publike, permbledhja e 12 qarqeve – Milva Ekonomi (7min)

4 – Raporti i Grupit te Punes per Ristrukturimin e institucioneve –Niko Peleshi (7min)

5 – Raporti i Grupit te Punes per Lehtesimin e Procedurave Burokratike -Arben Ahmetaj (7min)

6 – Bilanci i zgjedhjeve 2017 dhe Raporti i Grupit te Punes per Organizimin dhe Koordinimin Elektoral te PS (7min) -Blerina Gjylameti

7 – Miratimi i projektvendimit per zgjedhjet e reja ne parti

8 – Fjala permbyllese nga Kryetari i partise – Bilanci politik i 25 qershorit dhe sfidat e mandatit te ri.
GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.