Kryesore

Pak orë para Asamblesë së PS-së, ja me çfarë uron “Mirëmëngjesi” Edi Rama

09:09 - 27.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kur kanë mbetur dhe pak orë nga fillimi i Asamblesë së Partisë Socialiste, ku dhe do të prezantohet qeveria e re, ka vijuar me rutinën e përditshme, duke uruar Mirëmëngjesi ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook”. Ai ka zgjedhur foto nga një koleksion i rrallë i artit shqiptar nga autorë si Odise Paskali, Zef Kolombi, Vangjush Mio, Vilson Kilica.

Gjithashtu, kreu i qeverisë ka njoftuar se “këto vepra janë tanimë pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve dhe në dispozicion për publikun si një ekspozitë e posaçme”.

“Ju uroj një ditë të mbarë me këto foto nga koleksioni i rrallë i thesarit të gjetur e të shpëtuar të artit shqiptar, me 66 vepra nga autorë të mirënjohur si Odise Paskali, Zef Kolombi, Vangjush Mio, Vilson Kilica etj. Pas restaurimit të plotë, këto vepra janë tanimë pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve dhe në dispozicion për publikun si një ekspozitë e posaçme,” shkruan Rama në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.