Intervista

Ekskluzive/ Myftiu i Tiranës: Sqarim për gjithë shqiptarët, pse u vu ekrani në shesh. Skënderbeu, Heroi ynë Kombëtar. Më kërcënuan me jetë!

18:07 - 01.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Fatmira NIKOLLI

 

“Dua të jap një sqarim publik për vëllezërit katolikë e ortodoksë dhe gjithë shqiptarët. Nuk kemi pasur asnjë qëllim të fyejmë apo të mbulojmë Skënderbeun. Ai është Heroi Kombëtar i shqiptarëve dhe as nga ana fetare, as nga historike prania e monumentit të tij në shesh nuk përbën asnjë problem për myslimanët, as për faljen e namazit”.

Kështu u shpreh sot në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.

Teksa i është kërkuar një sqarim për “mbulimin” e Skënderbeut me ekran gjatë faljes së namazit, Gurra tha se kanë qenë më së shumti kushtet teknike që kanë çuar aty, por pa e pasur si qëllim.

“Unë nuk jam marrë shumë me pjesën teknike, foni e ndriçim, këtë herë, por nga herët e tjera, di që forma e sheshit kërkon që ekranet “led uoll” të kenë një farë pjerrësise në mënyrë që të shihen në të gjitha anët e sheshit”, tha Gurra për “Gazetën Shqiptare”.

Myftiu i Tiranës shprehu keqardhjen për mënyrën si është perceptuar dhe rrëfeu se “unë kam marrë kërcënime me jetë” për shkak të imazheve që qarkullojnë dhe perceptimit të krijuar se myslimanët e mbuluan monumentin e Skënderbeut gjatë faljes se mëngjesit.

“Për këtë arsye, dua të jap një sqarim publik për gjithë vëllezërit katolikë që janë të ndjeshëm. Montimi i gjithë asaj skenës aty, e para punës është bërë natën. Çka do të thotë se është më e vështirë ta shohësh dhe më e vështirë të punohet. Teknikët e kanë gjykuar sicc po gjykohet atë strukturë”. Myftiu kujton se në disa koncerte të bërë në sheshin e ri, praktikisht Skënderbeu është fshehur dhe asnjëherë ska qenë e qëllimtë.

“Nuk ka pasur kurrësesi një qëllim as këtë herë, e kanë parë më të lehtë montimin e funksionimin e led-uolleve. Njëri prej led uolleve duhet të shihet nga zonjat që falen, e që kanë qenë në krah të djathtë. Ndaj ekranet duhet të kishn një farë pjerrësie. Por kurrësesi, theksoj, se nuk ka kurrsesi tendencë. Nuk ka sepse pasi edhe Bajramin e parë, falja u krye me monumentin aty”, tha myftoi.

Në përgjigje të interesimit të “GSH”, Gurra vërejti se monumenti i Skënderbeut ka qenë më i dukshëm në Bajramin e parë për shkak se ekranet kanë qenë ndryshe por asnjëherë sipas tij për myslimanët nuk përbën shqetësim prania e Skënderbeut në shesh. “Ne vendosëm disa ekrane më të vogla duke qenë se skeletet e struktura e bashkisë ishte më e vogël”.

I pyetur për reagimet, që shtrihen më thellë në histori, Gurra tha: “Nuk ka asnjë arsye fetare e qyetare që myslimanët të ushqejnë e të kenë iluzionet e mbulimit të heroit, të Skënderbeun, sepse nuk është kundër asnjë rituali, as të fesë”.

Ai shtoi se “në aspektin fetar nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pra falja të njihet e po ashtu nuk ka asnjë kundërshtim as në aspektin historik. Heronjtë kombëtar në çdo vend, kanë flijuar veten për kombin, apo kanë mbrojtur tërërsinë e kombit jo mbi baza fetare. Kjo e vërtetë është deri vonë. Myslimanë e të krishterë kanë qenë bashkë kur kanë shpallur pavarësinë. Unë ju kujtoj se verdiktin përfundimtar mbi llojin dhe përmbajtjen e flamurit e ka vendosur kryemyfiu i atëhershëm, Vehbi Dibra, në krah të Ismail Qemalit”.

Në fund, Ylli Gurra, u shpreh se “i shoh të nxitura e provokative, ose mbase më mirë të them, shoh një keqkuptim në perceptimin për faljen e sotme. Të gjithë, si ju, duhej të kishin pyetur si qëndron situata, pasi ne nuk kemi dashur të mbulojmë Skënderbeun. Nuk është justifikim ky i yni, por shpjegim. Ne do të falim aty edhe Bajramin tjetër që është në qershor, e nuk ka asnjë arsye për të mbuluar heroin. Nuk ka arsye për një dritëshkurtësi të tillë. Nuk kanë pse ta ushqejnë vëllezërit katolikë e ortodoksë këtë dyshim, pasi gjith sa është perceptuar sot, është perceptuar gabim”.

GSH.al

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (6)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Mos te merret si kerrcnim por si nje keshille i nderuar myfti apo si e keni titullin fetare,por sot keni bere nje leshim kardinal me ket sjelleje te ekipit tuaj teknik.te mbulohet shtatorja e krye heroit kombetar eshte nje lendim shpirtror per te gjith te renit per ket tke dhe kmbin shqipetar ne te gnitha pwriudhat kohore,dhe ne shpalljen e pavaresis ne kuvendin e saje kishte nga te gjitha besimet fetare pa dallim sepse mbronin qenjen tone kombetare.pra nje keshille ,ndaleni ket sjelleje tuajen dhe te atyre ae nuk ja duan te mire kombit shqiptste per deri sa nuk ka kris pushka se pastaj behet teper vone.

    Përgjigju ↓
  2. Shpjegim i gjate qe deshmon sa veshtire e ke per te justifikuar gafen e bere. Ekranet mund te vendoseshin diku me anash dhe jo perpara monumentit. Aspak nuk do venitej funksioni i tyre. Sa qesharake kur flet per naten sikur tekniket te kene punuar ne faqen e pandricuar te Henes.

    Përgjigju ↓
  3. UNE NUK JAM I OFENDUAR SI KATOLIK O SI ORTODOKS, POR JAM I OFENDUAR SI SHQIPTAR. I drejtohem muftiut te Tiranes Ylli Gurra, me drejtesine me te madhe ligjore, civile, kulturore e fetare, per mendimin tim eshte nje justifikim pa vlere, une e quaj nje turp te madh kombetar, ku nje pergjegjesi te madhe kane te gjithe drejtuesit e istitucioneve me te larta shteterore shqiptare, drejtuesit fetar, drejtuesit politik te maxhorances e te opozites, nje faj te madh kini edhe ju si drejtues i ketije manifestimi fetar te pa kontrolluar qe u kthye nga nje feste fetare ne nje trup kombetar e pilotuar nga korrupsioni i turpeshem politik e fetar qe ka goditur Shqiperine. Une nuk jam i ofenduar si katolik o si ortodoks, por jam i ofenduar si shqiptar.

    Përgjigju ↓
  4. KY NUK ESHTE OFENDIM KUNDER FEVE APO PERSONAVE KY ESHTE NJE SKANAL I PAPAR I PA FALSHEM QE I ESHTE BERE GJITH KOMBIT SHQIPTAR PERSONAT PERGJEGJES DUHET DENUAR ME HEQJE LIRIE DHE HEQJE TITULLIT IMAM DHE DUHET NDALUAR RREPTESISHT TUBIME TE TILLA NE SHESH NE TE ARDHMEN

    Përgjigju ↓
  5. Muslimanizmi ka mbetur nje fe injorante e maemancipuar qe kur eshte krijuar, prandaj dhe ata qe i shkojne pas jane pjese e asaj injorance qe po e demton popullin shqipetar duke e kthyer ate ne kulturen e shekullit 15 !!!!
    Kjo nuk duhet toleruar qe arabet te nderhyjne te ndryshojne kulturen tolerante te shqipetareve.

    Përgjigju ↓
  6. A nuk e shifni foton ju?
    Duket ashiqare qe monumenti nuk eshte mbulu po eshte anash ekraneve. Sonte pashe nje foto tjeter ne emisionin Dritare te R. Xhunges, ku nje vajze e kishte mbulu Skenderbeun, ashtu dukej nga pozicioni i fotos.
    Eni ne vete more! Nga fotoja shihet qarte qe monumenti nuk eshte mbulu, e ju thoni mos e mbuloni ma. Duket sikur ju doni me patjeter qe ai te ishte mbulu!

    Përgjigju ↓