BLUETOOTH

Fotot provokuese të dy modeleve shqiptare. Afërdita Dreshaj dhe Xhesika Berberi, në poza si lesbike

13:33 - 02.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


Që Xhesika Berberi dhe Afërdita Dreshaj janë mikesha mjaft të lidhura me njëra tjetrën, kjo dihej tashmë prej kohësh. Jo vetëm për udhëtimet që shpesh bëjnë bashkë, por edhe për fotot e shumta që postojnë apo dhe komentet në llogaritë respektive në “Instagram”. Kësaj herë, ka qenë Afërdita Dreshaj, ajo që ka provokuar fantazinë dhe interesin e mjaft ndjekësve të tyre, duke postuar një foto mjaft të “nxehtë”. Të dyja të veshura njësoj, duke pozuar me një lloj afrimiteti joshës, modelet duket të jenë gjatë realizimit të një seti fotografik. “Së shpejti” njofton Afërdita në përshkrimin e fotos, gjë që na lë të kuptojmë se bëhet fjalë për një projekt të ri të vajzave. Siç dhe dihet tashmë, Afërdita dhe Xhesika bashkëpunojnë shpesh me fotografin e mirënjohur në Amerikë, Fadil Berisha, por ende nuk dihet nëse ky projekt ka të bëjë edhe me të.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.