MILOSAO

Rruga e gjatë drejt konkordatit serb

10:18 - 04.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Nga Andreas GOTTSMANN*

 

Ashtu si gjithkund në Evropën Juglindore në Serbi kisha ortodokse dhe shteti kanë qenë të ndërthurura shumë ngushtë njëra me tjetrën. Me gjithë proklamimit të lirisë së religjionit në Kongresin e Berlinit, pozita e 15.000 katolikëve në vend ishte tejet e vështirë75. Nga viti 1429 deri 1737 kishte një dioqezë në Beograd, e cila në vitin 1647 vihen nën ipeshkvin hungareze Kolocsa dhe se ky është arsyeja pse, sipas interpretimit habsburgian, vlente edhe për Beogradin e drejta e emërimit nga Kajzeri, e drejtë kjo që nga Selia e Shenjtë është kontestuar. Në 1744 administrimi i ipeshkvisë së Beogradit i bartet arqipeshkvit të Shkupit, ndërsa në vitin 1851 juridiksioni i saj bartet tek ipeshkvi i Gjakovës (Ðakovo)76. Në pjesën e dytë të shek. 19 katolikët e Serbisë ishin pra nën Josip Juraj Strossmayer-in i cili që nga 1851 deri 1896 si Vikar Apostolik drejtonte agjendën e kishës Katolike në Serbi. Ideja që në vitin 1864 në Beograd të ngrihet një prefekturë apostolike nuk ka mundur të realizohet – Strossmayer do kishte qenë i gatshëm të tërhiqet nga kompetencat e tija (që të mos jetë përgjegjës edhe për katolikët e Serbisë, vër. e përkth.). Meqë Strossmayer praktikisht nuk mundej ta ushtronte detyrën e tij për shkak të raporteve të këqija të me qeverinë e Beogradit – sepse ai shihej si austriak e kështu që edhe refuzohej – Selia e Shenjtë do tregoj interesim të madh për përmirësimin e gjendjes juridike të Kishës Katolike në Serbi77.


Misioni i Tondini de’ Quarenghi
Në vitin 1878 në fillim të pontifikatit të Leo-t XIII duke u mbështetur në situatën e ndryshimit të interesimit nga ana e Selisë së Shenjtë, ipeshkvi Strossmayer përpiqet të bindë qeverinë serbe për anët pozitive të një konkordati78. Mirëpo takimi i parë realizohet tek pas dy vjetësh në Vjenës mes nuncit Ludovico Jacobini dhe mbretit Milan. Me këtë rast përpjekjet e Jacobini-t për depërtimin e tij për ndërtimin e një kishe katolike në Beograd ishin të kota edhe pse katolikët e Serbisë vetë kishin afruar financimin e saj79. Vendi i vetëm ku mundej të celebrohej mesha ishte një kapelë – në fakt bëhej fjalë për dy dhoma me kapacitet prej njëqind vendesh – në objektin e përfaqësisë diplomatike austro-hungareze.
Në fillim të viteve të tetëdhjeta dukej se ishte koha e përshtatshme për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe për bisedime për konkordat sepse edhe ministri i jashtëm serb Èedomir Mijatoviæ kishte potencuar synimin e mbretit për vendosjen e marrëdhënieve të rregullta me Selinë e Shenjtë. Pozita e Kishës Katolike në Serbi do duhej të rregullohej me një marrëveshje dhe të ngrihej një ipeshkvi katolike. Edhe pasardhësi i Jacobini-t në Vjenë, Serafino Vannutelli, kishte besimin se: Serbia ka një interesim të madh për një konkordat sepse ajo kërkon lidhjen me botën perëndimore-katolike. Mirëpo Vannutelli e vlerësonte të nevojshme që në bisedime të marrë pjesë Strossmayer-i il quale si mostra ora preso da un amore immenso verso la Santa Sede e da una devozione vivissima verso il Capo Augusto della Chiesa80. Në qershor 1881 Vannutelli takohet në Vjenë me mbretin Milan. Me këtë rast mbreti i propozon papës fillimin e bisedimeve zyrtare. Synohej që me një marrëveshje serbe-vatikane të arrihej dhënia fund e çdo lloj ndikimi nga jashtë– sidomos nga ana e Austro-Hungarisë – në çështjet kishtare në Serbi81. Ndërsa nga Austro-Hungaria vijnë kundërshtimet më të ashpra kundër këtij projekti, thuhej kinse, për shkak se mund të ketë probleme me Rusinë82. Meqë Rusia tashmë kohë të gjatë kërkonte tërheqjen e Strossmayer-it “habsburgian” nga çështjet e Serbisë,83 supozohet se Vjena kishte frikë për koncesione të mundshme të mëdha të Vatikanit përballë kërkesave të Serbisë
Për më tepër ndikimin që do të mund ta ushtronte ipeshkvi Strossmayer – të cilit nuk i besonte Vjena e aq më pak Budapesti– në bisedimet për konkordatin ngjallnin fikë tek oborri dhe qeveria. Por fakti që nuk erdhi deri te fillimi i bisedimeve kishte të bënte më pak me këtë e më tepër me atë se Selia e Shenjtë kishte parë shumë pak hapësirë për një marrëveshje.84. Dhe radhë ishte prapë ipeshkvi Strossmayer i cili në pranverën e 1882 e fton patrit barnabit Cesare Tondini de’ Quarenghi për ardhur për disa muaj në Gjakovë. Ai këtu nuk do duhej ta mësonte vetëm gjuhën serbe por para se gjithash të njihet me botën e ideve të Strossmayers. Nga prilli 1883 Tondini duhej të kuptonte interesat e Kishës Katolike në Serbi – princi kishte marrë titullin e mbretit, ndërsa shteti kishte zgjeruar suverenitetin e tij85. Në këto vite numri i katolikëve kishte një rritje të theksueshme meqë në ndërtimin e hekurudhës Beograd-Nish kishte punëtorët shumë të huaj e para se gjithash francez e italian. Këtyre njerëzve duhej t‘iu ofrohej një prift, Tondini përpiqej të largoj shqetësimin austro-hungarez në lidhje me futjen e sllavishtes kishtare në Serbi86. Mirëpo në Vjenë në Tondini-n, i cili ishte një protagonist i rëndësishëm i lëvizjes katolike për union, shihnin një irredentist dhe armik të Austrisë,87 ndërsa raporti i tij i mirë me Strossmayer-in e rriste mosbesimin e qeverisë austriake.
Tondini për ipeshkvin e Gjakovës dhe Selisë së Shenjtë ishte si një politikan kishtar i angazhuar i pazëvendësueshëm sepse ai i përfaqësonte fuqishëm interesat e Kishës Katolike në Serbi. Ai e tepronte mendohej në ministrinë e jashtme të Vjenës. Tondini dhe Strossmayer megjithëkëtë nuk lejojnë të irritohen në politikën e tyre: Me përkrahjen financiare të Italisë dhe Francës Tondini ia del të ngritë bazat e një pastorali katolik në Serbi ndërsa në këtë punë ai u ndihmua nga dy misionar: murgu polak kamalduin Ëillibald Czock në Nish88 dhe françeskanit Vjenceslav Edinger në Kragujevc. Për kërkesën për ndihmë financiare por edhe diplomatike që kishte paraqitur Tondini tek Franca dhe Italia, kishte nervozuar Vjenën e cila përpiqej me çdo kusht të mënjanoj ndërhyrjen e fuqive tjera në Ballkan dhe se përfaqësonte qëndrimin se, ajo kishte të drejtën ekskluzive të mbrojtjes së katolikëve në Serbi. Për këtë arsye ministri i jashtëm Kálnoky paraqet një protestë tek nunci Vannutelli89. Tondini u gjend në një situatë të vështirë sepse qeveria serbe dëshironte t‘i pranoj bisedimet me Selinë e Shenjtë vetëm atëherë nëse në bisedime nuk do të merrnin pjesë Austro-Hungaria dhe ipeshkvi Strossmayer. Mbase edhe vet Tondini për administratën serbe ishte një njeri i dyshimtë për shkak të afërsisë që kishte me ipeshkvin kroat, mirëpo qëndrimi i tij distancues përballë Monarkisë së Habsburgëve për disa politikan në Beograd e bënte atë të pranueshëm. Tondini përfaqësonte mendimin e shumë panslaëistëve dhe jugoslavistëve se Monarkia e Habsburgëve po përpiqet të pengoj unionin kishtar për të konstruktuar një kundërshtim kombëtar mes kroatëve katolikë dhe serbëve ortodoks. Ashtu sikur Strossmayer edhe ky nuk shihte ndonjë pengesë të patejkalueshme për një marrëveshje mes dy konfesioneve të krishtera; sepse për jetën e përditshme të njerëzve konflikti teologjik ishte i parëndësishëm90. Reputacioni i mentorit të tij, Strossmayer, në Romë ishte në rënie e sipër. Ipeshkvi kroat akuzohej se nuk ishte angazhuar mjaftueshëm në Serbi dhe se i linte mënjanë obligimet e tija si Vikar Apostolik. Poco o nulla abbia fatto kështu e akuzonte prefekti Propaganda
Fide, kardinali Giovanni Simeoni. Ndërsa nunci Vannutelli e mbronte ipeshkvin kroat nga akuzat nga Roma me argumentin se, Strossmayer po bënte gjithçka që është e mundur për të përmirësuar gjendjen e katolikëve në Serbi91.


Në pranverën e 1885 shkaktohet një skandal. Në një memorandum të detajuar lidhur me aktivitetet e tija në Serbi të cilin Tondini ia jep mbretit Milan, Monarkia e Habsburgëve vlerësohet si penguese për zhvillimin e katolicizmit në Serbi dhe akuzohej për politikë të dyanshme. Shkresa i bie në dorë edhe ambasadorit austriak në Beograd. Kurë merr vesh Vjena, Kálnoky kërkon në mënyrë ultimative tërheqjen Tondini-t92. Venntulli përpiqej ta qetësonte ministrin e jashtëm: qëndrimi i fratit nuk është në rregull mirëpo tërheqja e tij do të shkaktonte një zbrazëti të madhe në Serbi dhe se Tondini do duhej të vepronte në vend deri sa të gjendet një misionar tjetër i mirë për ta zëvendësuar93. Në anën tjetër edhe Vannutelli i vërteton sekretariatit të shtetit (Vatikanit vër. e përkth.) argumentimin e Tondinit-t dhe Strossmayer-it: Austro-Hungaria po pengon për arsye të kalkylës dominuese politike një konkordat e me këtë edhe një përmirësim të gjendjes së katolikëve në Serbi94. Pas këtij rasti qeveria e Vjenës kishte edhe më shumë arsye që të dyshonte në lojalitetin e Strossmayer-it përballë Monarkisë së Habsburgëve dhe se ministria e jashtme austriake më nuk tregohet e gatshme që të diskutohet për konkordatin serb dhe për përkrahjen e misioneve në Nish dhe Kragujec95.
Vjena qëndronte pran kërkesës së saj se Tondini duhej të largohej nga Serbia. Në parim mbreti Milan ishte i pajtimit dhe se në Tondinin ai shihte “egon e vjetër” të Strossmayer i cili urrehej. Ai mendonte se murgu kishte ambicie misionare te tepruara dhe se ai dëshiron ta detyroj bashkimin e kishës serbe me atë të Romës, e kështu që largimi i tij do ishte edhe në interes të Beogradit. Mirëpo mbreti serb potenconte se ai nuk dëshironte raporte të mira vetëm me Vjenën dhe Budapestin por edhe me Kishën Katolike dhe se ai këtë çështje dëshiron ta zgjidhte në marrëveshje me të prekurit. Tondisi sipas tij duhej të shkarkohej, por jo të largohej (detyrimisht nga ana e shtetit, vër. e përkth.) e të zëvendësohet nga dikush, i cili nuk ishte ndjekës (i mendimeve) të Strossmayer-it. Vatikani pranon ofertën e mbretit, i kënaqur se kishte gjetur një zgjidhje nga aferë e pakëndshme e cila u kishte mundësuar të gjithëve që të ruajnë fytyrën. Pak ditë më vonë patri barnabit  zëvendësohet nga një gjenral i rregulit dhe tërhiqet nga Serbia96. Për Beogradin dhe Vjenën kjo nuk ishte e mjaftueshme. Në akord të rrallë te dy qeveritë kërkonin edhe tërheqjen e Strossmayer-it si Vikar Apostolik. Kjo ishte e vështirë për t`u realizuar sepse Vatikani në emërimin dhe zëvendësimin e një Vikari Apostolik nuk ishte i kufizuar juridikisht – Serbia ishte nën Propaganda Fide – mirëpo në rast të emërimit të një pasardhësi, për shkak të real-politikës , ishte i varur edhe nga pëlqimi i Vjenës dhe Beogradit. Kjo ishte e barabartë me kudraturën e një rrethi, sepse edhe pse në parim ishte pëlqimi për zëvendësimin e Strossmayer-it, kjo nuk do vlente edhe për personin zëvendësues të mundshëm. Kështu që Vatikani zgjedh një rrugë të thjeshtë Strossmayers-in e len ende në detyrë97.
Në pranverën e vitit 1885 Tondini në Romë dorëzon edhe një raport të fundit mbi Serbinë. Mbreti Milan është i gatshëm, thuhej aty, për lejimin e një hierarkie kishtare në vendin e tij, mirëpo ka edhe rezistencë nga partitë radikale të cilët në një ipeshkëv katolik shihnin veprimin një dore të zgjatur të Monarkisë habsburgiane98.


Bisedimet për konkordat nën drejtimin e sekretariatit të shtetit Rampolla
Lidhja e konkordatit me Malin e Zi në vitin 1886 në fillim dukej se do t‘i jap një impuls edhe bisedimeve me Serbinë. Strossmayer sugjeron ministrin e jashtëm serb për një konkordat sipas shembullit të Malit të Zi, ai e shihte këtu një shans për avancimin e futjes së liturgjisë sllave që nxitej nga ai99. Sekretariati i shtetit ishte i pajtimit me fillimin e bisedimeve nga nunci Vannutelli, mirëpo theksonte se liturgjia në sllavishten e vjetër kishtare nuk mund të jetë pjesë e konkordatit. Kjo nuk ishte ende një refuzim i gjuhës së vjetër kishtare sllave në Serbi sepse edhe në konkordatin e Malit të Zi liturgjia sllave nuk përmendet. Mirëpo Vatikani në fillim ka lënë të nënkuptoj se në rast të lidhjes së një konkordati me Malin e Zi, ai do ta “shpërblej” me sllavishten kishtare. Në rastin e Serbisë për dallim në Romë thuhej në formë jo premtuese se, kjo çështje do të shqyrtohet100. Këtë ia kumton nunci Vannutelli ambasadorin serb në Vjenë101. Kálnoky shprehet skeptik lidhur me bisedimet e synuara dhe supozonte se, diplomacia e Vatikanit, ashtu si në rastin e Malit të Zi, do të lëshonte pe edhe me serbët. Nunci i ri në Vjenë, Luigi Galimberti, përpiqej të qetësonte: Nuk do veprohet asgjë që bie e ndesh me interesat e Monarkisë së Habsburgëve102.
Mosbesimi i Austrisë përballë Serbisë nuk ishte edhe i paarsyetuar, me gjithë sjelljes së mirë të mbretit Milan përballë Austrisë; sido që të jetë princi Nikolla i Malit të Zi, i cili nuk ishte vërtetë një mik i Austro-Hungarisë, në oborrin serb ishte një mysafir i mirëseardhur. Përveç kësaj ishte e njohur se princi i Malit të Zi e shfrytëzonte ndikimin e tij tek oborri serb për të propaganduar një politikë pro-ruse. Autorizimi i rusofilit Jovan Ristiæ, që vlerësohej si liberal, për formimin e qeverisë, vetëm sa e vërtetonte skepticizmin e qeverisë habsburgiane. Mirëpo edhe për Vatikanin përkeqësohej perspektiva sa Galimberti supozonte se, me ministrin e ri të kultit Alimpije Vasilijeviæ nuk do të ketë kurrfarë progresi në çështjen e konkordatit103. Megjithatë qeveria serbe i dërgon nuncit me 1 qershor 1887 konceptin e një konkordati sipas shembullit të Malit të Zi. Në letrën e tij përcjellëse104 drejtuar sekretariatit të shtetit roman Galimberti potencon se nëse në Romë dëshirohet lidhja e një konkordati patjetër duhet që Serbisë t‘i bëhen koncesione përkitazi me sllavishten e vjetër kishtare. Ndërsa për shkak të konfliktit politik dhe skandaleve financiare shkarkimit nga froni i mbretit Milan që zëvendësohet nga një këshilli mbretëror (Kronrat) në mars 1889 si dhe si pasoj edhe ndryshimin e shpeshtë të qeverive si dhe kaosi politik shumëvjeçar në vend e pamundësojnë rifillimin e bisedimeve sa që kuria për një kohë nuk merret më me këtë problem105.
Kardinali Ledochóëski në korrik 1892 do ta aktualizoj përsëri gjendjen e vështirë të katolikëve serbë (mendohen shtetasit serb, vër. e përkth.). Si bazë i shërbenin atij raportet e misionarit polak që vepronte në Nish, Willibald Czock, si dhe të ipeshkvit Strossmayer ku flitej para se gjithash për mungesën e edukatës konfesionale të popullatës katolike dhe se atyre mësim u jepnin priftërinjtë ortodoks106. Një problem tjetër qendror ishin martesat e përziera të cilat kisha katolike i pranonte vetëm nëse ato ishin të lidhura nga një prift katolik. Ndërsa qeveria serbe përfaqësonte qëndrim të kundërtën dhe se një kompromis dukej i pamundur107. Për këtë arsye nunci Galimberti rekomandohet të paraqes një protestë tek përfaqësuesi serb në Vjenë kundër qëndrimit të papërmirësueshëm të qeverisë së tij108. Përgjigja që vije nga Beogradi e gjerë dhe refuzohen aktakuzat e Selisë së Shenjtë. Misionarëve katolikë nuk u është e ndaluar që të lidhin martesat e përziera, ashtu siç pohon Roma. Mirëpo ato kanë qenë të vlefshme vetëm atëherë kur ato janë bërë sipas ritit ortodoks. Willibald Czock nuk i është përmbajt këtij rregulli dhe se martesat e përziera i ka lidhë në mënyrë të “kundërligjshme” për çka edhe autoritetet e (shtetit) kanë qenë të detyruar të intervenojnë. Ndërsa akuzat tjera nga Roma vlerësohet krejtësisht të pabaza: Në asnjë mënyrë nuk janë penguar misionarët, përkundrazi, qeveria serbe e ka pranuar themelimin e famullive në Beograd, Kragujevc dhe Nish. Është e vërtetë se priftërinjtë katolik jashtë këtyre famullive nuk guxojnë të mbajnë meshë dhe kjo për të penguar misionin katolik të popullatës ortodokse. Dhe se me këtë përcaktim në asnjë mënyrë nuk është i penguar ushtrimi i religjionit nga katolikët në Serbi. Po ashtu është e pasaktë se fëmijët katolik janë të detyruar të vizitojnë meshën ortodokse e të marrin pjesë në mësimin e fesë ortodokse, mirëpo (nëse ata shkojnë, vër. e përkth.) nuk ka ndonjë arsye për t`i penguar. Financimi i mësuesve te fesë katolike nga mjetet shtetërore është i pamundur duke pasur parasysh numrin e vogël të fëmijëve katolikë, mirëpo kisha ka mundësi që ta organizoj dhe financoj vetë mësimin e fesë. Qeveria serbe nuk shihte një shkelje të Marrëveshjes së Berlinit që ishte bazë e pozicionimit ndërkombëtar të Serbisë e kështu edhe për marrëdhëniet e saja përballë Kishës Katolike109. Duke marrë parasysh këto vështirësi në raportin vatikano-serb për Rampolla-n dyshimin austriak se Selia Shenjtë po planifikonte ngritjen e një ipeshkvie serbe në vete, ishte lehtë ta sqaronte shprehimisht e të demonstronte se, “nuk kishte në rrjedhë bisedime të tille” 110.
Mbreti Alexander, djali i Milani-t ndërkohë që kishte arritur pjekurinë, i cili në prill 1893 kishte pranuar detyrën nga këshilli mbretëror (Kronrat), kishte premtuar respektimin e lirisë së kultit dhe me 3 prill 1893 ai i tregon papës hipjen e tij në fron. Në letër përgjigje datë 5 korrik 1893 Leo XII potencon interesim të madh të Selisë së Shenjtë për bisedimet për konkordat111. Njëkohësisht nunci apostolik i Vjenës Antonio Agliardi pranon instruksionet udhëzime të veçanta për bisedimet me Beogradin. Çështjet e martesave të përziera, pengesa e misionit katolik dhe mësimit (edukimit) katolik ishin njëherit edhe pikat qendrore për trajtim112. Serbët tregohen të sigurt për rezultat pozitiv të bisedimeve dhe se diferencat mes Selisë së Shenjtë janë të shumë të natyrës politike se sa religjioze113. Edhe mbreti Alexander në një rast të vizitës së tij bërë Vjenës me 20 tetor 1894 kishte theksuar se ai kishte për qëllim një marrëveshje me Kishën Katolike sipas shembullit të Malit të Zi dhe autorizon ambasadorin Simiæ për t‘i udhëhequr bisedimet. Nunci Agliardi në fakt kishte refuzuar kushtin e parashtruar nga Serbia për t‘i zhvilluar bisedimet pa u njoftuar qeveria austro-hungareze. Sie mbrojtëse e katolikëve në Ballkan Vjena duhet të njoftohet për bisedimet, mendonte Agliardi në një letër drejtuar kardinalit Mariano Rampolla. Mirëpo ky insistonte që të kihet kujdes: Agliardi nuk duhej të jepte më tutje informacione të detajuara në mënyrë që bisedimet të mos rrezikoheshin114. Skepticizmi i kurisë romane lidhur me suksesin e bisedimeve ishte i madh; ndërsa prefekti i Propaganda Fide, Miecis³aw Ledóchowski, nuk donte të dëgjonte për një konkordat sipas modelit të Malit të Zi: Pjesa më e madhe e katolikët Serbi janë të huaj, liturgjia sllave atje nuk ka kuptim; pas kësaj kërkese qëndrojnë vetëm qëllimet politike. Me Serbinë duhet të bisedohet vetëm për realizimin e të drejtave të ushtrimit të religjionit të dhëna në Marrëveshjen e Berlinit si dhe për mundësinë e etablimit të një ipeshkvi në Beograd, ndërsa nuk duhet të diskutohet për çështjet liturgjike115.
Meqë për mbretin Alexander Obrenoviæ dhe qeverinë serbe prioritet kishte përfundimi i protektoratit austriak në Serbi, nunci Agliardi nuk dëshironte të vepronte pa pëlqimin e Vjenës, gjendje kjo që e ngadalësonte përsëri këtë projekt116. Kështu që ambasadori Simiæ në nëntor 1894 pyet Agliardi-n se a është dhe për çfarë forme të bisedimeve për konkordatin është e interesuar kuria. Agliardi në përgjigjen e tij potencon gatishmërinë e Vatikanit për bisedime,117 ndërsa ai hesht për ekzistimin e zërave skeptik ku përveç Ledóchowski qëndrim të njëjtë skeptik kishte edhe sekretari i shtetit Rampolla118. Përveç kësaj Ministria e jashtme e Vjenës, e cila ishte e informuar nga ana e nuncit, kërkonte garantim se në Serbi nuk do të ketë lejim të sllavishtes në liturgji119. Në qendër të rekomandimeve për bisedime me ambasadorin serb, të cilat Rampolla me 1 dhjetor 1894 ia kishte drejtuar nuncit të Vjenë, ishte edhe – përveç kërkesave të vjetra për njohjen e kurorave katolike të përziera – e drejta e ushtrimit të lirë të kultit në Serbi. Fillimisht nuk duhej të ngrihej ndonjë ipeshkvi por të emërohej një vikar apostolik për Beogradin. Rëndësi të madhe i jepej edhe edukimit religjioz të të rinjve katolik që do duhej të bëhej nga administrata kishtare katolike120.
Pasi çështja serbe në nëntor 1894 bëhet lëndë e këshillimeve intensive në Propaganda Fide, në vitet vijuese merret detalisht përsëri edhe kongregata e kardinalëve e Affari Ecclesiastici Straordinari në tri mbledhjet e saja. Në mbledhjen e parë me 4 prill 1895121 kardinali Serafino Vannutelli, që njihej si i afërt i sllavëve, e karakterizonte popullin serb dhe qeverinë e tij tejet negativ. Për Serbinë qëllimi i vetëm që synohet me lidhjen e një konkordati është emancipimi nga protektorati i kultit austriak dhe se roli dominues i kishës ortodokse me këtë nuk reduktohet. Vannutelli supozonte se në qarqet e qeverisë serbe dëshira për futjen e sllavishtes së vjetër kishtare s‘ishte e madhe dhe se për shumë gjuha kishtare latine ishte më e përshtatshme për t‘u kufizuar nga ortodoksia, qëndrim ky që përkonte edhe me dëshirat e Monarkisë Austriake. Pikat e më të rëndësishme të kurisë përballë të cilave nuk duhej të bëheshin koncesione ishin çështja e martesave të përziera dhe ngritja e një vikariati apostolik në Beograd. Ndërsa bazë e bisedimeve për një konkordat do duhej të ishte Marrëveshja e Berlinit, për çka perceptimi juridik serb ishte kontestuar se aty janë të dhëna vetëm parimet e tolerancës, porse jo edhe të barazisë konfesionale. Selia e Shenjtë nuk mundet të pranoj këtë interpretacion restriktiv të serb dhe kërkonte përshtatjen e ligjit serb në suazat e kushteve të dhëna në Marrëveshjen e Berlinit122. Vërtetë në mbledhjen e Affari Ecclesiastici të datës 17 qershorit 1895 edhe njëherë diskutohen të gjitha pikat e propozim-konkordatit, mirëpo në përmbajtje ruhet kjo lini123. Kardinali Ledochówski në vitin 1896 paraqet një raport të Willibald Czock lidhur me gjendjen e katolikëve në Serbi ku qeveria serbe dhe kleri ortodoks akuzohen për qëndrimet e tyre armiqësore përballë katolikëve124.
Misionarit polak Czock do t‘i ndodh e njëjta gjë ashtu sikur i kishte ndodhur Barnabiten Tondini-t para disa viteve. Edhe ai bie në konflikt me qeverinë e përfundon i gjykuar me disa muaj burg por që nuk ekzekutohet. Mirëpo detyrohej patjetër tërhiqja Czock-ut nga Serbia125 që të mos rrezikohen bisedimet serbo-vatikane; edhe pozicionimi i tij për futjen e liturgjisë sllave ishte politikisht i papërshtatshëm126. Megjithatë edhe në vitet vijuese nuk kemi një shtytje të bisedimeve mes Beogradit dhe Selisë së Shenjtë. Vetëm me ardhjen pasardhësit Agliardi në Vjenë, Emidio Taliani, bëhen përpjekje për ringjalljen e bisedimeve për konkordatin dhe se ai (Taliani) merr përsëri kontaktet zyrtare me Simiæ-in. Ndërsa në problemet bazë nuk kishte ndryshuar asgjë. Qeveria serbe tregohej e interesuar për bisedimet mirëpo në çështjen e martesave të përziera nuk tregohej e gatshme për asnjë kompromis127. Megjithëkëtë Taliani dhe Simiæ në dy vitet vijuese ia dalin t‘i eliminojnë pjesën e madhe të problemeve ekzistuese. Ambasadori serb shumëvjeçar në Vjenë, Ðorðe Simiæ, në fillimvitin 1897 avancohet në postin e kryeministrit dhe sinjalizonte zyrtarisht gatishmërinë për bisedime128. Mbase Serbia dukej se ishte e gatshme edhe të bëj ndryshime kushtetues e në kuptimin e kërkesave të Selisë së Shenjtë dhe për përshtatjen e ligjeve kontestuese në Marrëveshjen e Berlinit e pos të tjerash përkitazi me njohjen e lidhjes së martesave katolike ashtu siç e kishte kërkuar Selia e Shenjtë dy dekada me radhë129. Çështja e kurorës tashmë për Beogradin nuk ishte dogmë me çka edhe largohet pengesa kryesore për lidhjen e një konkordatit. Kryeministri i ri serb në të vërtetë donte t‘i zhvillonte bisedimet për konkordatin në Vjenë, mirëpo tregohet i gatshëm ta dërgoj një bashkëbisedues në Romë edhe për bisedime të drejtpërdrejta130. Ndërsa nënshkrimi i konkordatit duhej të bëhej në Vatikan dhe se për këtë është pajtuar edhe mbreti Aleksandër me rastin e vizitës së tij tek papa, njofton kardinali Rampolla131. Në fillim të prillit Simiæ sqaron se mbi këtë bazë ai ishte shprehimisht dakord për bisedimet për konkordat132.
Nënshkrimi i konkordatit dukej të jetë shumë afër mirëpo dobësia në vendimmarrje e Selisë së Shenjtë në çështjet politike nuk kishte mundur ta mbante ritmin me politikën ditore serbe. Rrëzimi i qeverisë Simiæ që kishte qëndrim miqësor për konkordatin pengon përfundimin me sukses të bisedimeve, ndërsa Vatikani në vijim kishte humbur shansin historik për të lidhë një konkordat me një shtet ortodoks tjetër pas atij me Malin e Zi. (Vijon)
*Përktheu nga gjermanishtja Zef Ahmeti


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.