BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Elvana Gjata, gjysmë ‘Super-Bowl’. Aldo dhe Arditi, para provimit. Aldo “rrëmben” prezantueset e Arditit

16:00 - 06.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Elvana Gjata, gjysmë ‘Super-Bowl’ në backstage.  Aldo dhe Arditi, para Provimit. Aldo “rrëmben”  prezantueset e Arditit





Elvana Gjata, gjysmë ‘Super-Bowl’ në backstage
Këngëtares Janet Jackson në duet me Justin Timberlake gjatë performancës, gabimisht i ndodhi që në vend të hiqte rrobat, nxori gjoksin. Pothuajse kështu i ka ndodhur edhe Elvanës, e cila në pas-kuintat e “Kënga Magjike”, teksa ishte duke u kujdesur për pamjen e saj, ka harruar se ka dalë në pah një pjesë e gjoksit. Nuk ka pikë dyshimi se artistja ka harruar, duke menduar që askush nuk i ka sytë aty, por fotografit nuk i ka shpëtuar ky moment dhe e ka fiksuar. Fundja, nuk kishte faj, pasi këtë herë busti i këngëtares nxirrte në pah gjoksin e saj, dhe nëse kjo skenë do të kishte ndodhur në skenë, do etiketohej si Super Bowl.


Aldo dhe Arditi, para Provimit
Mirë Arditi dhe Karmen që do të prezantojnë, por Aldo pse po e mëson kaq mirë skenarin e Festivalit “Kënga Magjike”. Apo e ndjen veten njësoj si para një provimi? Ndoshta. Në fakt, të jesh regjisor skenik i një festivali të tillë ka vërtetë përgjegjësi, dhe duket se tensioni ka qenë prezent për Aldon. Krejt ndryshe nga sa mund të ndodhte me producentin Gjebrea, që tani i është bërë një mision i përvitshëm ky event muzikor. Ai nuk ka pasur më të voglën mëdyshje gjatë gjithë prezantimit, (edhe pse pas kuintave mund t’i vidhje ndonjë emocion), sepse aty në skenë, Arditi përherë është zot!


Aldo “rrëmben”  prezantueset e Arditit
Surpriza e sivjetshme e “Kënga Magjike” kanë qenë prezantueset, Katerina Kongol dhe Carmen Gjani, të cilat janë ndierë si princesha në krah të Ardit Gjebreas. Por, në fakt kjo nuk ka zgjatur shumë dhe ato e kanë tradhtuar Arditin. Aldo, regjisori skenik i festivalit, ka arritur t’i tërheqë pas vetes. Pak minuta pasi kishte mbaruar spektakli, Aldo është gjendur mes tyre, dhe për këtë “rrëmbim” ka gjasa që të ketë përdorur ndonjë nga ato manovrat e tij hokatare për të tërhequr vëmendjen. Kjo joshje ka qenë e suksesshme, pasi dy bukuroshet, Carmen dhe Katerina kanë qëndruar shumë afër Aldos, i cili padyshim i ka përkëdhelur me komplimente për punën e tyre në festivalin “Kënga Magjike”.
Ky shkrim u botua më 28 nëntor 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.