BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Shega kryeson në “Javën e modës”. Grate flasin me duar, meshkujt me sy

16:00 - 08.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:  Shega kryeson në “Javën e modës” . Grate flasin me duar, meshkujt me sy




Shega kryeson në “Javën e modës”
Gratë e Partisë Socialiste shndrisnin ditën e Asamblesë së kësaj partie. Secila ishte përpjekur të shfaqte më të mirën e mundshme. Por, Arta (Dade) me pallton e saj tashmë të njohur nuk bëri ndonjë efekt, e veçanta e saj ishte shalli i bardhë me trëndafila rozë, që çelnin fytyrën e politikanes së njohur. Mimi Kodheli edhe këtë herë nuk ndryshoi nga stili i saj. Ajo u pa e veshur me një pallto të hollë e kopsitur deri në grykë, të shoqëruar me një shall rreth qafës. Kështu që ne të “Bluetooth”, me të drejtë çmimin po ja japim deputetes më të re të kësaj partie, Shega Ligorit. E meriton, në fakt. Shiheni vetë. E veshur me të zeza dhe me një pallto të kuq me jakën me rrudha, ajo tërhoqi vëmendjen jo vetëm të meshkujve të kësaj partie, por edhe të grave, të cilat u xhelozuan pak për hovin e Shegës në look.


Gratë flasin me duar, meshkujt me sy
Kur nisin të flasin gratë, nuk dinë të mbarojnë. Madje, edhe kur ato janë diplomate dhe duhet të flasin me kursim. Por, ndoshta diplomatët e huaj në Shqipëri këtë e bëjnë vetëm me politikanët shqiptarë, se mes njëri-tjetrit nuk lënë gjë pa thënë. Ja pra, tek shohim ambasadoren e Francës, Françoise Bourolleau, e cila nuk i lë radhë për të folur ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, John Withers gjatë pritjes që ka organizuar Presidenti i Republikës, Bamir Topi për diplomatët e huaj. Françoise flet e flet… e shoqëron bisedën me gjeste, ndërsa Withers e dëgjon dhe reagon veç me mimikë. E më tej, mes atyre të dyve ja tek shohim edhe ambasadoren britanike, Fiona McIlwham. Edhe Fiona, ashtu si Françoise shoqëron çdo fjalë me veprimet e duarve, si për të na vërtetuar titullin e këtij komenti: “Gratë flasin me duar, meshkujt me sy”!
Ky shkrim u botua më  23 janar 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.