Kryesore

Akuzat e forta të Alizotit: PD e shitur, arkitektët e së keqes u rikthyen. S’duhet të heshtim

13:46 - 09.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-drejtuesi i Departamentit për të Përndjekurit në PD, Tomor Alizoti ka shpërthyer në akuza të forta për PD-në, duke e quajtur parti e qendrës së djathtë të shitur, denoncon atë që e quan ‘kthimin e arkitektëve të së keqes edhe njëherë në këtë vend’.

Alizoti numëron vuajtjet e gjithë të përndjekurve të vendit, të atyre që u varën në litar e mijëra të tjerëve që thërritën për liri e demokraci, duke theksuar se sot shqiptarët kanë sërish në krye një ministër të Brendshëm, dikur hetues dhe sekretar të Rinisë Komuniste.

Reagimi i plotë i Alizotaj

Arkitektet  e të keqes u kthyen sërish në këtë vend. Ata ishin, por sot ata janë sërish në majat e shtetit shqiptar. A thua do kishte dalë të brohoriste Arben Broci, ‘Liri Demokraci’, sikur të shihte të ardhmen ku eprorët më të lartë, të cilët i morën jetën u kthyen më të fortë se kurrë?

A do protestonte ai, a do duronin vuajtjet mijëra të burgosur, a do ta pranonin litarin shumë burra fisnikë të këtij kombi?

A do jenë të qetë trupat e humbur nëpër tokën e vuajtur shqiptare? A vlejtën lotët, dhimbjet për fëmijët e tyre të mbyllur nëpër kafazet e komunizmit?

Kur sot, pikërisht sot, Sekretari i Rinisë Komuniste, Hetuesi, është Ministri i Brendshëm i Republikës Popullore Socialiste, sot mbi  shpirtrat e gjallë dhe të gjallëve me shpirtra te vdekur.

Me një parti të qendrës së djathte TE SHITUR.

Sot këta do të drejtojnë tempullin e demokracisë shqiptare e shoqërinë shqiptare. Nga Ausshvici shqiptar, pikërisht nga këtu ka filluar e djathta e dëshira për liri, nga këtu do fillojë dhe qëndresa jonë.

Hapja e parlamentit shqiptar është turpi me i madh i kombit dhe i te djathtës shqiptare. Jemi sot pikërisht në Spaç për t’ju kujtuar ekzekutuesve dhe bijave te  tyre, por edhe partisë se qendrës se djathte, përfaqësuesit e te cilës nuk e kane marre asnjëherë mundimin te shohin vendin e vuajtjeve te shqiptareve.

Ky vend u ndertua per ata qe mendonin ndryshe. Dhe sot perfaqesojnë Shqipërinë ata qe i dhunuan, ata te cilët menduan dhe luftuan ndryshe.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.