BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Dramaturgu i ri Dokle. Sekreti i “elegancës” së Hajdaragës. Mesazhet “intime” mes Bashës dhe Metës. I paintegruari Luan Rama

16:00 - 09.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Dramaturgu i ri  Dokle. Sekreti i “elegancës” së  Hajdaragës. Mesazhet “intime” mes Bashës dhe Metës. I paintegruari Luan Rama





Dramaturgu i ri Namik Dokle
Meqë partia e tij nuk ka hyrë në parlament dhe meqë nuk ka ndonjë impenjim, deputeti Namik Dokle ka nisur një punë të re. Një punë dhe rol të ri të tij në fakt. Ai po shkruan një dramë… Po, po. Mos u çudisni aspak. Vetë Dokle ka pohuar se “aktualisht po shkruaj një dramë”. Por ama nuk ia ka treguar fabulën askujt. Mendimet vërtiten rreth dramës së PS-së, e ca të tjera të PD-së… Por këto janë vetëm supozime, se Dokle nuk e tregon dhe s’e tregon subjektin e vërtetë. Madje ai as kishte ndërmend ta zbulonte këtë të vërtetë deri sa ta përfundonte së shkruari dramën e tij, por sebep që ai të fliste ishin telefonatat dhe kërkesat e shumta që i shkonin atij nga gazetarët e politikës për një intervistë. Kështu që ai i zënë me sipërmarrjen e tij të re u detyrua të pohonte këtë të vërtetë të tij. Urojmë që e ka pasur seriozisht, se në të kundërt do të ishte shumë fyese dhe e ulët sikur Dokle një nga politikanët më të vjetër të tallej me gazetarët.


Sekreti i “elegancës” së Luan  Hajdaragës
Se çfarë diete mban ish deputeti Luan Hajdaraga nuk e dimë? Madje u përpoqëm që ta zbulonim por ai nuk ja tregon sekretin askujt. Pasi do që të jetë unik të paktën në përmasa. Por kjo gjë ka xhelozuar deputetin e pamandatuar Bashkim Fino. Prej kohësh ai i rri pas Hajdaragës për të vjedhur ndonjë nga recetat që ky i fundit përdor por hiç. Asnjë rezultat. Luani është shumë i kujdesshëm në këtë pikë. Duke u ndjerë inferior Baçi (edhe pse është përpjekur por më kot të arrijë performancën e Luanit nuk ia ka dalë), ai asnjëherë nuk pranon të eci njëkohësisht me të. Prandaj me stil qëndron pak hapa pas, vonohet dhe ja ku shfaqet Luani para e Fino pas.


Mesazhet “intime” mes Bashës dhe Metës  
Tani që janë në të njëjtin kah nuk ka pikë dyshimi që ndajnë jo vetëm të njëjtin mendim, por edhe t’i rrëfejnë njëri-tjetrit mesazhet që u vijnë secilit në celularët e tyre. Duket se aleanca e re mes PD dhe LSI po konsolidohet dhe për të vërtetuar këtë fakt ministri Lulëzim Basha i tregon kolegut të tij Ilir Meta një mesazh që sapo i ka mbërritur në celularin e tij. E gjithë kjo situatë shoqërohet me një buzëqeshje nga dy ministrat. Ndoshta ai mesazh sjell lajme të mira për liberalizimin e vizave. Fundja, Basha edhe pse i liroi me kënaqësi Metës postin e ministrit të Jashtëm, vazhdon të jetë i interesuar për këtë çështje madhore.


I paintegruari Luan Rama
Ndërsa pjesa më e mirë e Lëvizjes Socialiste për Integrim u rehabilitua më së miri në qeverinë Berisha, i vetmi që ka ngelur jashtë kësaj liste është Luan Rama. Ai sot nuk gëzon as ofiqet e deputetit, dhe nuk i është dhënë asnjë post nga lideri i partisë së tij, Ilir Meta… Përse vallë kështu…?! Të kenë qenë pretendimet e Ramës më të mëdha se ofertat që i ka bërë Meta, apo ndoshta ky i fundit e ka “harruar” kur ka ndarë pjesët e tortës… asnjë gjë nuk dihet me siguri. Kjo është edhe arsyeja që Luani nuk duket i qetë. Ja tek e shohim dhe në foto. Ai nuk e ka mendjen fare tek biseda që bëhet aty, por sheh diku gjetkë…
Ky shkrim u botua më  23 janar 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.