KULTURË

Ish-ambasadori Mal Berisha, një libër për Herman Bernstein

09:15 - 09.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


Një libër rreth jetës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Herman Bernstein, i cili shërbeu si ambasador në Shqipëri nga viti 1930 deri më 1933 do të botohet nga Mal Berisha nën kujdesin e prof. dr. Bardhyl Musaj. Në prag të botimit Mal Berisha ka takuar stërnipin e Bernsteinit, shkencëtarin Boaz Nash, të cilin e kishte adresuar YIVO Institute of Jewish Research në New York. Takimi u bë me ndërmjetësinë e ambasadës amerikane në Tiranë. Gjyshja e Boazit, vajza e Herman Bernstein, Dorothy, ishte martuar me gjyshin e tij Actius Nash, një student nga Franca më 17 tetor 1930. Ceremonia e martesës që bërë në Bashkinë e Tiranës, nën bekimin e kryetarit të asaj kohe, Rexhep Jella. Ajo ishte edhe bashkautore në përkthimin në anglisht të dramës së Aleksandër Moisiut, “I Burgosuri” shkruar në gjermanisht, kushtuar Napoleon Bonapartit. Më shumë rreth Herman Bernstein dhe stërnipit të tij Boaz Nash – në librin që pret të dalë nga botimi shumë shpejt. Ambasadori Lu e ka mirëpritur Boaz Nash në ambasadën amerikane në Tiranë. Nash është stërnipi i Herman Bernstein. Ambasadori Lu i tregoi Boaz-it ambientet e ambasadës dhe ish-zyrën e banesën e stërgjyshit të tij. Ambasadori Bernstein dha një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve Amerikë – Shqipëri.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.