Kryesore

Paloka rrëfen skenarin e PD: Nëse Ruçi zgjidhet kryetar Kuvendi, bashkohemi në protestë

15:37 - 09.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas mbylljes së seancës së parë plenare të Kuvendit të ri, e cila zgjati pak minuta, në seancën që do nisë në orën 18:00 pritet votimi i Gramoz Ruçit, si kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë. PD e ka thënë tashmë fjalën e saj, me votën kundër Rucit. Kundër është shprehur edhe LSI-ja. Sot në një prononcim për TCH, deputeti demokrat Edi Paloka ka treguar planin e PD për seancën kur do të votohet Ruçi.

Paloka, i cili pritet të votohet si nënkryetar i Kuvendit, tha se reagimi i opozitës do të jetë një reagim edhe për zgjedhjet: “Ne do të votojmë kundër Gramoz Ruçit për të gjitha ato arsye që i kemi thënë deri më sot. Nëse do të bëhet kryetar me votat e socialistëve, siç pritet të ndodhë, ne do t’i bashkohemi protestës së të përndjekurve”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.