BLUETOOTH

Soni Malaj “zbulon” njeriun e zemrës, çifti fotografohet bashkë

10:31 - 09.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Soni Malaj, këngëtarja shumë e suksesshme në tregun muzikor shqiptar, e ka pranuar me kohë publikisht lidhjen me biznesmenin Klevi, ndërsa tashmë kanë filluar të shoqërohen edhe nëpër festa dhe takime kudo së bashku. Çifti simpatik tashmë shihen gjithmonë bashkë. Në një foto që ka publikuar Soni në rrjete sociale, të dy kanë qenë duke festuar në ditëlindjen e këngëtarit të njohur Sinan Hoxha. Në foto shihen të dy çiftet mjaft të lumtur, Sinani me bashkëshorten, Andrrën në një anë dhe Soni me të fejuarin Klevi në krahun tjetër. “Gëzuar ditëlindjen miku im i shtrenjtë Sinan Hoxha”, shkruan Soni krahas fotos. Miqësi të vjetra që i kanë rezistuar kohës, duket kjo mes dy kolegëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.