BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Prifti i rrëfehet Berishës. Keltisin e ndjekin gjithmonë Sherret , Majlinda Bregu harron ku ndodhet shtriqet për qejf. Humor me barcaletat e Sokol Olldashit

16:00 - 10.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në ru brikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo int ervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Prifti i rrëfehet Berishës.  Keltisin e ndjekin gjithmonë Sherret , Majlinda Bregu  harron ku ndodhet  shtriqet për qejf. Humor me barcaletat e Sokol Olldashit





Prifti i rrëfehet Berishës
Akuzat e opozitës drejtuar ministrit Dritan Prifti si përgjegjës i përmbytjeve në veri të vendit, e kanë detyruar atë të rrëfehet tek kryeministri Berisha. Duket se ky është një rrëfim paksa i veçantë, duke i pëshpëritur Berishës në vesh. Ndoshta ministri po i mbush mendjen kryeministrit që të mos dëgjojë opozitën, e cila ka kërkuar largimin e tij nga qeveria. Berisha, i interesuar për bisedën, ka anuar pak kokën në drejtim të Priftit për të dëgjuar të plotë rrëfimin e tij, i cili duket se ka zgjatur shumë. Kjo tregon se Berisha ka një ndjeshmëri të veçantë ndaj kërkesave të ministrave të kabinetit, sidomos ndaj atyre të aleancës së LSI-së.


Keltisin e ndjekin gjithmonë Sherret
Janë puqur në një moment jo të këndshëm, ish-prefekti i Tiranës, Rruzhdi Keçi dhe ai aktual, Keltis Kruja. Asambleja e “Tiranës”, e mbledhur pas sherrit mes dy skuadrave Tirana-Dinamo, i ka vendosur në të njëjtën radhë. Megjithatë, duket se nuk ka asnjë kompleks mes tyre; çështja për të cilën ndodhen aty është shumë më e rëndësishme. Por, “Bluetooth” në vëzhgimin e tij ka veçuar një detaj. Si ka mundësi që Keltisi bëhet pjesë e tij vetëm me histori sherresh. Ose ai e do shumë atë, ose e ndjekin atë sherret!


Majlinda Bregu  harron ku ndodhet  shtriqet për qejf
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu duket e shpenguar nga detyrat e saj politike, aq sa nuk nguron të shtriqet sa gjerë e gjatë në një tavolinë ku ndodhet dhe ambasadori i BE-së, Helmuth Lohan. Ndoshta Pyetësori i BE-së e ka lodhur atë, prandaj zonja Bregu ka përfituar nga situata për të bërë një “streching” çlodhës, por pa ia hequr sytë për asnjë çast monitorit që ndodhet pas kurrizit të saj. Madje, për të pasur një pamje sa më të plotë, ajo vendos dorën te koka, pa e vrarë mendjen se kjo skenë mund të duket paksa e pazakontë për ambasadorin Lohan që ndodhet përbri saj. Lohan, edhe pse i surprizuar nga kjo sjellje krejt e padenjë e një ministreje, nuk e ka dhënë veten, por me një ftohtësi olimpike ka zgjatur dorën për të pirë pak ujë…


Humor me barcaletat e Sokol Olldashit
Ministrat e kabinetit Berisha më në fund po marrim frymë lirisht pas mbledhjes së qeverisë, madje kanë edhe pak kohë të bëjnë humor me njëri tjetrin. Ministrat Olldashi, Tafaj dhe Nishani janë të parët kanë nisur të komentojnë mes tyre, ndërsa Ferdinand Xhaferri që mbërrin pak me vonëse afrohet për të mësuar arsyen përse janë kaq në qejf kolegët e tij. Në qendër të vëmendjes janë bisedat e zotit Olldashi, i cili komenton me buzëqeshje, ndërsa ministri Tafaj përpiqet të flasë me shumë pathos. E kundërta ndodh me ministrin e LSI-së, Dritan prifti, i cili si një nxënës shembullor nuk e ngre për asnjë çast kokën nga librat…!
Ky shkrim u botua më 30 janar 2010 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.