BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Jozefina, euforike prej fatsjellëses…?! Meta fiton konkursin “Qeshja më e gjatë”…

12:00 - 11.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:  Jozefina, euforike prej fatsjellëses…?! “Rudina, ti je  vajze e mirë, më beso!”  Meta fiton KOnkursin  “Qeshja më e gjatë”.  Ha, zoti Ceka ha! Ç’t’i bësh Berishës, që është zemërmirë





Jozefina, euforike prej fatsjellëses…?!
Kjo nuk është një pamje e zakonshme e kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli. Nuk është një çast debati e as replikash në sallën e Kuvendit… Madje, e kundërta… Duket një çast gëzimi, hareje, që nuk ka të bëjë fare me diskutime ligjesh apo kërkesash për hyrjen e opozitës në parlament! Zonja Topalli me zor mban kënaqësinë sa ka shkelur dhe buzën e poshtme, ndërsa në dorë mban telefonin e saj. Euforia e saj ndoshta i përket këtij të fundit, një mesazh që e ka gëzuar së tepërmi… Por, një detaj tjetër që na ra në sy në këtë foto është dhe varësja e re e kryetares, të cilën ajo e vë shpesh e më shpesh kohëve të fundit… Madje duket e afeksionuar pas saj, pasi e vendos në çdo takim. Të njëjtën varëse Jozefina Topalli përdori kur doli në një konferencë për shtyp, për të akuzuar kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, pas letrës që PS-ja i dërgoi KE-së për të hequr kredencialet e delegacionit shqiptar. E më tej (fotoja 3) të njëjtën varëse ajo mban edhe në një tjetër takim. Tani, ose kjo është një nga varëset që i pëlqen më shumë zonjës Topalli, ose është një blerje e fundit dhe e ka me qejf, ose…ose, është fatsjellësja e saj!


“Rudina, ti je  vajze e mirë, më beso!”
Festat janë mënyra më e mirë për t’u takuar me miqtë, por ndonjëherë edhe me … Ndodh që edhe kur do të evitosh dikë, nuk mund ta bësh, sidomos në rastin kur ai është Kryeministri i vendit, Sali Berisha. Prezantuesja e njohur e ekranit, Rudina Magjistari nuk do ta kishte parashikuar këtë takim me njeriun që vetëm pak muaj më parë lëshoi një lumë akuzash për të nga foltorja e Parlamentit, por ja që “mali me malin nuk piqet, se njeri me njeriun takohet”! E në fakt, Rudina nuk kishte si ia bënte, aq më tepër kur kryeministri Berisha, në një farë mënyre i kërkoi falje duke i pohuar se për të kishte respekt e simpati, pasi inatin nuk e kishte me të!!! Dhe ajo, këtë e di…

Ilir Meta fiton Konkursin  “Qeshja më e gjatë”
Të bësh humor nuk është cilësi e kujtdo. E qeshura është më shumë  biologjike, vetëm aktorët abuzojnë me të. Gjatë një takimi në kryeqytet, zëvendëskryeministri i vendit, Ilir Meta na ka treguar se në këtë pikë ai është më i zoti se kushdo. Jo thjesht se qesh fort, por kur nis të qeshë, nuk ka njeri që ta sfidojë. Në këtë pikë ai nuk ka të dytë, as Shezai Rrokaj (anëtari i kryesisë së Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim) e madje as kryeministri i vendit, Sali Berisha nuk ia arrin.


Ha, zoti Ceka ha! Ç’t’i bësh Berishës, që është zemërmirë
Sllogani i dikurshëm komunist “Në njërën dorë kazmën, në tjetrën pushkën”, tani ka ndryshuar. Kjo për faktin se tashme politikanët tanë janë të aftë t’i bëjnë të gjitha gjërat me një dorë, madje duke mbajtur njëkohësisht disa gjëra njëherësh. Këtë e tregon mesë miri edhe politikani Neritan Ceka, i cili gjatë një feste duket aq i dhënë pas ushqimit dhe verës, sa do t’i mbajë të dyja në një dorë. Ndoshta si këshillitar i kryeministrit, zoti Ceka lodhet shumë, prandaj përfiton nga këto festa për të zëvendësuar energjitë e harxhuara. Nga ana tjetër, kjo tregon se zoti Ceka përveçse pijedashës, nuk heq dorë as nga ushqimet, pa e vrarë mendjen për dietat apo efektet anësore që sjell konsumi i tyre.
Ky shkrim u botua më 6 shkurt 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.