OPINION

Fëmijët dhe rinia do ta ringrejnë Shqipërinë në dimensionin europian

07:40 - 11.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Nga Monika KRYEMADHI

 

Është një ditë e veçantë sot për të gjjthë fëmijët që ringjisin shkallët e dijes dhe sidomos për ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.
Urimi im shkon për të gjithë nxënësit anëkënd Shqipërisë, ata në qytete, por dhe për ata fëmijë që përpiqen drejt rrugës së vështirë drejt dijes edhe në fshatrat me të thellë të Shqipërisë. Dhe për ta rruga është më e vështirë për shkak të kushteve. Por të gjithë sot duhet të ndihemi krenarë për brezin e ri të fëmijëve tanë, me besimin se ky do të jetë brezi që do të sjellë ndryshimet drastike dhe përmirësimin e jetës së shqiptarëve. Me bindjen se këta fëmijë do të jenë e ardhmja që Shqipëria meriton për të mos qënë më peng i mafias dhe oligarkeve që kanë në dorë fatet e Shqipërise. Me dëshiren dhe përkushtimin e të gjithëve ne, do të jenë ata që sot ulen në bankat e shkollës, e ardhmja e ndritur dhe drejtuesit që do të ringrejnë Shqipërinë dhe shqiptarët në dimensionet e vërteta europiane.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.