BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Mesila Doda “korrupton” Tritan Shehun. Yllka Mujo, në sfidë me ushqimin. Pesha e rëndë e një çmimi. Mëngjeset e Vangjel Dules kafe dhe lexim gazetash

16:00 - 12.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Mesila Doda  “korrupton” Tritan Shehun. Yllka Mujo, në sfidë me ushqimin. Pesha  e rëndë e një çmimi.  Mëngjeset e Vangjel Dules kafe dhe lexim gazetash





Mesila Doda  “korrupton” Tritan Shehun
Edhe pse qeveria ka kohë që deklaron se është duke luftuar korrupsionin Mesila Doda nuk i rreziston dot tundimit. Ndërsa Tritan Shehu është duke dalë nga salla e Parlamentit, ai ndalon para tavolinës së Mesila Dodës dhe bisedon me të. Ndoshta ajo është duke i dhënë ndonjë porosi kolegut të saj, i cili mban dorën të zgjatur në drejtim të deputetes demokratë. Nuk duket ssaktësisht se çfarë i ka dhënë Mesila deputetit Tritan Shehu, por është e qartë se pas largimit të tij, ai ka futur diçka në xhepin e djathtë të xhaketës, madje ky veprim është komentuar nga kolegët e tjërë demokratë që ndodhen në të njëjtën sallë.


Yllka Mujo, në sfidë me ushqimin
Tani nuk është më një vajzë e re që kujdeset me fanatizëm për linjat, prandaj aktorja Yllka Mujo nuk mendohet shumë për të zgjedhur më pak ushime superkalorike, sidomos kur ato janë brumëra. Aktorja e njohur e kinemasë duket se është e joshur për të shijuar ushqimet edhe për faktin se vazhdon të ruajë të njëjtën elegancë me të cilën është shfaqur që në fillimet e saj në kinematografi. Duket se kjo është një sfidë e hapur e Yllka Mujos ndaj ushqimeve, pasi e ka kuptuar se sharmi dhe eleganca e saj janë meritë gjenetike, përballë frikës se mos shtojë ndonjë kile më tepër nga konsumi i tepërt i ushqimeve.


Pesha  e rëndë e një çmimi
Të marrësh një çmim do të thotë që ke dhënë një kontribut të vlefshëm, të vazhdueshëm, në një fushë të caktuar. Politikani Ben Blushi është një nga ata rastet e rralla, që po i shijon çmimet në letërsi pa kaluar stadet e lartpërmendura. Edhe pse ka vetëm dy vepra në krijimtarinë e tij, ka arritur së fundmi të vlerësohet me një çmim jo pak të rëndësishëm siç është ai “Petro Marko”, dhënë nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Por në çastin që ka marrë çmimin, vetë Blushi ka kuptuar më shumë se kushdo peshën e rëndë që ka ai…


Mëngjeset e Vangjel Dules kafe dhe lexim gazetash
Ndodh që politikanët mund t’i shohësh shpesh në të njëjtin mjedis, dhe një prej tyre është Vangjel Dule. Kryetar i PBDNJ-së shihet pothuajse çdo ditë në një prej lokave të kryeqytetit, nën shoqërinë e një bashkëpunëtoreje me të cilën ndajnë jo vetëm kafen e mëngjesit, por edhe leximin e përditshëm të gazetave. Por, ndryshe nga vajza që shijon rehat kafen, zoti Dule është me i përqendruar në përmbajten e shtypit të shkruar, të cilat padyshim mes rradhës duhet të kenë shkruar edhe ndonjë rast për të. Fill pasi ka gjerbur kafen dhe ka mbaruar leximin e gazetave, Dule nuk ka kohë për asgjë tjetër, por nxiton për kapur takimet politike.
Ky shkrim u botua më 6 shkurt 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.