BLUETOOTH

Eva Alikaj prezanton djalin. “Kam qenë një nënë e rreptë, por më detyruan të heq dorë”

10:33 - 16.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Aktorja e njohur e skenës shqiptare u largua nga Shqipëria në kohën kur ishte në kulmin e karrierës së saj artistike. Rolet e spikatura në teatër dhe në film e kishin kthyer Evën në një prej aktoreve më të pëlqyera të publikut, por megjithatë “ishte koha për të ikur, erdhi momenti për të ikur”, – thotë ajo. Pse e bëri këtë? Pse u largua në një kohë kur fushën në art e kishte thuajse të shtruar, këtë, pas shumë viteve reflektim, nuk di ta thotë me saktësi. Nëse sakrifica ia ka vlejtur, gjithashtu nuk është në gjendje ta thotë me gojën plot për vete, por ama mund ta thotë pa asnjë dyshim për të birin, Xhinon, i cili sot është një djalë 25-vjeçar, që po provon skenat më me emër në botë. E ftuar në “Pasdite në Top Channel”, Eva Alikaj ka rrëfyer shumë për veten, karrierën e saj të gjatë në teatër, largimin nga Shqipëria në një kohë të trazuar, por edhe për të birin, Xhinon, për të cilin ajo mori një vendim të vështirë që ai të bëhej patjetër dikush. E pyetur se ç’marrëdhënie ka me djalin e rritur sot, Eva tregon se tashmë ai është 25-vjeçar, ndaj ajo nuk bën më mamin e rreptë: “Nuk e bëj më, sepse jam e detyruar. Sot nuk e shoh vetëm si djalë. Ai tashmë dëshiron të bëjë gjërat e tij… Ka fituar distancë dhe nuk më lejon. Edhe pse do të doja që të më pyeste, por… Ai është djalë shumë i mirë, shumë i talentuar”, – thotë aktorja duke shtuar se Xhino (ai merret me muzikë klasike), tashmë jeton në Shtutgard, ndaj distanca nuk e lejon të jetë “nëna e rreptë. “or, me sa duket, e tilla paska qenë dikur: “Nuk e kam konceptuar dot kurrë kur dëgjoja kolegë të mi të thoshin se ‘unë po vuaj, të mos vuajë edhe ai në këtë rrugë”. Po ta duash fort një gjë dhe po të jetë fëmija i talentuar, duhet të ndihmosh”, – shton aktorja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.