BLUETOOTH

Orinda Huta, me këpucët e dasmës tek 20-vjetori i “Opinionit”

10:35 - 16.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dasma e moderatorit Turjan Hyska dhe këngëtares Orinda Huta, e zhvilluar në korrik, ka qenë një nga dasmat më të bukura të këtij viti. Por nëse mendoni se keni parë mjaftueshëm nga dasma e çiftit të njohur, gaboheni! Shumë nga fotot e dasmës nuk janë publikuar, të paktën jo deri më tani. Ka qenë fotografi i njohur Armand Habazi, i cili ka publikuar disa nga imazhet e publikuara nga përgatitja e nuses dhe dhëndrit përpara ceremonisë si dhe gjatë saj. Por ajo që ra në sy janë këpucët e moderatores. Ajo zgjodhi ngjyrën më të hapur të variantit, atë pana dhe të përshtatshme për mbrëmje të mëdha. Kushtonin 225 dollarë, ndoshta jo shumë, por as pak, megjithatë nusja zgjodhi të ishte rehat, përveçse të dukej bukur. Më pas i veshi këpucët edhe në mbrëmjen festive të “Opinion”. Përse ta ekzagjeronte dhe më pas të mos i vishte dot më? Ja një zgjedhje e zgjuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.