BLUETOOTH

Pushimet luksoze të Xhensilës dhe Besit në Maldives, 2300 dollarë nata

10:55 - 16.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


Vila luksoze ku po kalojnë muajin e mjaltit kushton 2300 dollarë nata. Pas dasmës madhështore që bënë më 1 shtator, Besi dhe Xhensila kanë nisur muajin e tyre të mjaltit. Natyrisht që edhe në pushimet e para si të porsamartuar, çifti nuk do të kursehej. Bëhet me dije se dy artistët kanë zgjedhur të prenotojnë një vilë në ishujt Maldives për të shijuar kështu muajin e mjaltit. Që të dy kanë postuar video dhe foto të ndryshme nga vendi ekzotik, duke zbuluar copëza të shtëpisë luksoze që ata kanë zgjedhur. Me pamje nga deti dhe me pishinë brenda, vila e përzgjedhur nga çifti kushton 2300 dollarë nata. Resorti është një nga vendet më luksoze në Maldives, ndaj Xhensila dhe Besi duket se e kanë tërësisht të merituar këto pushime ëndrrash.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.