BLUETOOTH

U fotografua në shoqërinë e deputetit, reagon Ilda Bejleri: Marrëdhënia ime me Klevis Balliun

09:51 - 16.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Moderatorja e “Supersport”, Ilda Bejleri është një prej reportereve, që zë vend shpeshherë në tituj e mediave dhe portaleve. Fotot e nxehta nga plazhi këtë verë pushtuan jo vetëm rrjetet shqiptare, por edhe ato ndërkombëtare: “Reporterja hot e Shqipërisë” është një prej titujve që kanë shkruar mediat spanjolle, por jo më pak vëmendje i kanë kushtuar Ildës edhe mediat greke, të cilat gjithashtu kanë vlerësuar talentin dhe pamjen seksi të moderatores së njohur të ekranit. E përveç fotove të nxehta të Ildës, që gjithmonë kanë tërhequr vëmendje, bukuroshja e ekranit është vënë shpesh në fokus edhe për jetën private. Megjithëse asnjëherë nuk është zbuluar një lidhje serioze dashurie për të, shumë emra janë lakuar si të dashur të mundshëm të saj, kryesisht nga fusha e sportit. Së fundi, pak ditë më parë, në 20-vjetorin e “Opinion”, gazetarja u “kap mat” në deputetit më të ri të PD-së, Klevis Balliun. Ata u fotografuan pak minuta pas mesnate, sapo dolën nga ambientet e një prej restoranteve të njohura në Tiranë. E pyetur për këtë, Ilda ka pranuar sot në “Pop Culture” përballë Kelvi Kadillit se ajo dhe Klevisi janë shumë miq: “Unë Klevisin e kam mik. Besoj që mund të hamë darkë me miqtë…”, – tha ajo me të qeshur, pasi pa edhe fotot që ishin postuar në portale. Për të gjitha ata që kanë pyetur “çne Ilda që shoqërohet me këtë djaloshin?”, ajo u përgjigj pikërisht kështu, pa dashur të japë më shumë sqarime: “E thashë, unë Klevisin e kam shumë mik, është djalë shumë i mirë. Nuk kam asgjë për të thënë më tepër se kaq”, – e mbylli këtë çështje Ilda. Kështu, nuk ka më nevojë për aludime. Edhe nëse do të “kapen mat” sërish, të gjithë e dinë tashmë. Janë miq.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.