BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Shoqëruesja e Monikës, Bora. Arenca Trashani maskohet. Nano komplimenton Bashën. Aleanca Nano-Berisha-Meta

16:00 - 17.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Shoqëruesja e Monikës, Bora. Arenca Trashani maskohet. Nano komplimenton Bashën. Aleanca Nano-Berisha-Meta





Shoqëruesja e Monikës, Bora
Tashmë nuk ka nevojë për të pasur bashkëshortin në krah kur i duhet të shkojë në ndonjë festë. Vendin e tij duket se e ka zënë Bora, vajza e madhe e zv/kryeministrit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Monika dhe Bora kanë shijuar kështu së bashku festën e Karnavaleve, prej të cilave Bora ka ikur edhe me një kujtim të bukur në dorë, pikërisht maskën e saj. Ndërkaq, çifti Meta javës që shkoi ka organizuar një festë të madhe me rastin e pesëvjetorit të vajzës së tyre të vogël, Era.

Arenca Trashani maskohet
Deputetja patriote e kryetares Topalli, Arenca Trashani duket se e ka shijuar më shumë se kushdo festen e Karnavaleve. Kjo, edhe për faktin se ajo vjen nga qyteti ku edhe zhvillohen më së shumti ato. E shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Arenca nuk ka hezituar aspak të vendosë edhe maskën festive për t’i dhënë kuptim festës së parë të këtij lloji në kryeqytet. Ajo ka qenë ndërkaq, një nga mbështetëset e Topallit në këtë iniciativë të re.


Nano komplimenton Bashën
Ministrit të Brendshëm Lulëzim Basha i është shtrënguar pak më shumë se të tjerët dora nga ish-kryeministri Fatos Nano. Ky i fundit duket se e ka komplimentuar atë hapur për punën e tij në politikë. Basha është ndierë krenar, pasi nuk ka qenë pak: jo vetëm një komplimentim apo një përkëdhelje në sedër nga një prej njerëzve më të njohur të politikës, për më tepër që aty afër ndodhej kryeministri Berisha. Ministri, si një nxënës shembullor e ka parë Nanon në sy dhe ka vijuar një bisedë të shkurtër, duke marrë në konsiderate ndoshta ndonjë këshillë nga Fatos Nano.


Aleanca Nano-Berisha-Meta
Rishfaqja pak ditë më parë në ekranet televizive e Fatos Nanos, nuk mund të mjaftohej me kaq. Ish-lideri i Partisë Socialiste, që u duk sikur kishte humbur interesin për politikën shqiptare, takohet me rivalin e vjetër, Sali Berisha, në krah të të cilit ndodhej edhe Ilir Meta, aleati i ri i kryeministrit. Festa e Pavarësisë së Kosovës i ka mbledhur të tre. Madje, ata përveçse i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit, kanë shkëmbyer batuta dhe të qeshura mes tyre, çka tregon se ata kanë hedhur pas mëritë e vjetra. Nano, i njohur si personazh karizmatik, duket se pjesën më të madhe të batutave ia ka adresuar kryeministrit, i cili pa mëdyshje ia ka kthyer atij po me të njëjtën monedhë…!

Ky shkrim u botua më 20 shkurt 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.