BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Mimi Kodheli në pub, Ana Moisiu dhe Sokol Olldashi në karaoke – si dëfrehen VIP-at?

16:00 - 23.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Zbulojeni, ku e pinë kafen e mëngjesit dhe hanë drekë VIP-at. Ku e heqin stresin, ku pijnë një gotë alkool e pse jo edhe dëfrehen nën ritmet e muzikës?




Jeta vip Baret, restorantet dhe pub-et, që frekuentojnë VIP-at

Të ndjekësh jetën e VIP-ave nuk është gjithmonë e lehtë. Por ndonjëherë as edhe e vështirë. Pasi edhe pse gëzojnë statusin person publik, ata mund t’i ndeshësh kudo. Bëjnë punën e tyre, dalin në të njëjtat rrugë si gjithë njerëzit, frekuentojnë ambiente si gjithë të tjerët, etj. E sigurisht ata kanë edhe vendet e preferuara të tyre; një kafene, një restorant, apo edhe një pub. Në këtë udhëtim në jetën e tyre ne pikërisht kemi shkëputur ambientet e tyre, ku ata pinë ndoshta kafen e mëngjesit, atë të drekës, resorantin e parapëlqyer, apo edhe ambientin e natës ku ata heqin stresin, pijnë një gotë alkool e pse jo edhe dëfrehen nën ritmet e muzikës.
Spartak Ngjela
Politikanin Spartak Ngjela e sheh shpesh tek “Bar West”. Në fakt prej kohësh ai është bërë klient i rregullt i këtij lokali, pasi jo shumë larg tij vetëm në katin e tetë të kullës ku ndodhet bari, ai ka studion e tij të avokatisë. Kështu që për të mos u larguar nga impenjimet e tij të punës ai nuk i largohet shumë gjeografikisht asaj. Megjithatë një nga të preferuarat e tij është edhe bar “De Gol” tek Galeria ETC.
Edi Paloka
Deputeti Edi Paloka prej kohësh është një nga klientët më të rregullt të bar “Elizee”. Atë mund ta shohësh aty si në orët e para të ditës për të pirë kafen e mëngjesit, ashtu si edhe mbrëmjeve. Ndërsa shumica e deputetëve të Partisë Demokratike janë klientët më të rregullt të bar “Valleverde”. Kjo pasi e kanë edhe afër godinës së Partisë së tyre.
Fino e Klosi
Bashkim Fino dhe Blendi Klosi janë ndër politikanët, që i sheh të pandarë nga zona e ish Bllokut. Megjithatë edhe ata e kanë një lokal të tyre. Kafen e mëngjesit e pinë tek bar “Juna”, ndërkohë në mbrëmje preferojnë “Wine Bar Fiesta”, ose ndonjë lokal rreth tij.


Ana Moisiu
Ana Moisiu, e bija e ish presidentit Alfred Moisiu, së bashku me bashkëshortin e saj nuk lënë fundjavë pa shkuar në karaoke. Ata i sheh gjithmonë tek “Churchill”, ku janë ndër klientët më fanatikë të kësaj karaokeje.


Genc Pollo
Nëse do të ndodhë që të dalë ndonjë mbrëmje për t’u argëtuar dhe për të dëgjuar muzikë si shqiptare edhe të huaj, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Genc Pollo së bashku me bashkëshorten e tij dhe miq të ndryshëm e sheh tek “Bulevard”, tek Kullat Binjake.
Zajmina Vasjari
Zajmina Vasjari e ka thënë shpesh që pëlqen jetën e natës. “Living Room” dhe “Caramel”, një nga loklet tek Dy kullat në Tiranë janë të preferuarit e saj.
Kryeministria
Stafi i Kryeministrisë në ato pak minuta që mund të gjejë, por edhe kur kanë kohë më tepër shkojnë tek lokalet e kullave Binjake: “West”, “Alcora”, “Bulevard Caffe”, që janë dhe afër saj.


Mimi Kodheli
Nuk është ndonjë çudi, që edhe zëdhënësen e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli ta ndeshni në ndonjë lokal nate. Fotoja është nga pub “Flex”, ku ajo ka qenë aty me bashkëshortin e saj.

Mariza Ikonomi
Mariza Ikonomi fundjavave pasi merr energji duke kënduar këngë shqiptare dhe të huaja tek karaoke “Churchill”, së bashku me motrën dhe miqtë e saj më pas drejtohet për tek “Living Room”, ku është një kliente e rregullt e këtij pub-i.
Rudina Magjistari
Rudina Magjistari shihet jo rrallë për të pirë ndonjë kafe gjatë punës tek bar “Tulipani i bardhë”. Nuk e dimë nëse ky është nga të preferuarit e saj, por mund të themi se është mjaft i leverdisshëm për të kursyer kohën sepse është lokali më pranë qendrës së saj estetike “Velur”. Ndërkohë për t’u dëfryer natën ajo pëlqen karaoken, “Churchill” pas stadiumit “Qemal Stafa”.
Maks Velo
Maks Velo është një nga besnikët e bar restorant “Millenium 2”. Ai rri zakonisht aty, pi kafen e mëngjesit, lë takime me gazetarët dhe miqtë e tij.
Çifti Xhuvani
Luiza dhe Gjergj Xhuvani, së bashku me mikun e tyre Kiço Londo i sheh shpesh tek “Pentagram”, lokal ky i kantautorit Kujtim Prodani.
Ndriçim Xhepa
Aktori Ndriçim Xhepa, ashtu si shumë kolegë të tij i sheh tek kafe “Aleanca” afër Teatrit Kombëtar për të pirë kafen e mëngjesit. Ndërkohë që Ndriçim Xhepa me bashkëshorten Bardhën dhe çiftin Luiza dhe Gjergj Xhuvani shkojnë në fundjavë së bashku nga lokalet rreth liqenit.
Jonida Maliqi
Këngëtarja Joinida Maliqi është një nga frekuentueset besnike të “Çokollat”, të cilin e ka disa kate poshtë apartamnentit, ku ajo jeton.
Ingrid Gjoni
Edhe Ingrid Gjoni e ka një kafene të preferuar. Atë e sheh shpesh në një nga lokalet mbrapa Stadiumit Dinamo.
Rudina Xhunga
Gazetarja Rudina Xhunga preferon që kafen e mëngjesit ta pijë tek “Flares”, ndërkohë që mbrëmjeve për një gotë verë preferon ambientin e këndshëm të “Wine Bar Alehandro”.
Spikerat e TVSH-së për arsye afërsie i sheh thuajse çdo ditë tek “Vila Amsterdam”, e cila është shumë pranë ndërtesës së Televizionit Publik Shqiptar.
Çiljeta
Përveç ambienteve të tjera ku mund të pijë një kafe, të hajë drekën a darkën, bar “Aus”, një prej lokaleve afër Ministrisë së Integrimit është i preferuari i mbrëmjeve për këngëtaren seksi Çiljeta Xhilaga.
Ami dhe Ermali
Çifti Ermal Mamaqi dhe Ami (Amarda Toska) janë besnik të bar “Mumja”. Ata mund t’i gjesh thuajse përherë aty, si vetëm ashtu edhe në shoqërinë e miqve të tyre.


Sokol Olldashi
Ministri i Transporteve Sokol Olldashi, gjatë kohës që kandidonte për kryetar bashkie i Tiranës festonte gjithmonë tek pub “Living Room”. Tani e sheh gjithmonë e më rrallë në fakt në ambientet e natës, megjithatë përsëri ai nuk e braktis atë.


Gazmend Paja
Edhe Gazmend Paja, një nga humoristët më të pëlqyer të kabaresë “Portokalli” është i apasionuar pas karaokeve. Atë si shumë VIP-a e kemi gjetur tek karaoke “Churchill”.
Gazetarin Arjan Konomi e kemi gjetur ndërsa është duke u argëtuar në pub “Flex”, ndërkohë që tek të preferuarit e tij është edhe “Living Room”.

Arbana dhe Xhoi
Arbana Osmani dhe Xhoi janë klientet e rregullta të “Depo”, lokali i këngëtarit Alban Skeënderaj. Nuk dihet nëse këtë e bëjnë për të respektuar Albanin, apo e pëlqejnë vërtet këtë lokal.
Sajmir Tahiri
Sajmir Tahiri, drejtori i Fondacionit “Qemal Stafa” në ato raste që del natën preferon që për një gotë verë të shkoj tek “Wine Bar “Alehandro”, e për të kërcyer zgjedh pub Living Room.
Manjola e Esdalin me Gerdin e Enadën
Balerinët miq dy çiftet Manjola Hasani e Esdalin Gorani dhe Gerd Vaso me Enada Hoxha mund t’i shohësh kudo, në skenë në Teatrin e Operas dhe Baletit, në spektakle të ndryshem por vendi, ku ata janë të katërt gjithmonë jashtë punës dhe shijojnë orët e tyre të miqësisë është gjithmonë “Serendipity”.
Alban Dudushi
Alban Dudushi me të dashurën e tij kafen gjithmonë preferojnë ta pinë tek “Lori Caffe” tek Galeria ETC, për t’u zhvendosur jo shumë larg kësaj zone tek restorant “Vila Logoreci”, ku ata zakonisht hanë drekën.
Ledioni dhe Albana
Dy prezantuesit e “Select”, Ledioni dhe Albana kanë të preferuarin e tyre “Black Stone”. Ndërsa prezantuesja më e re që i është shtuar stafit të tyre bukuroshja Eralda Hitaj i tradhëton në këtë pikë, pasi ajo gjithmonë e pi kafen tek bar “Mumja”.


Gazetarët dhe analistët
Nëse dëshironi të takoni gazetarët dhe analistët ata e kanë një vend të tyre. I sheh gjithmonë aty duke diskutuar për çështje nga më të ndryshmet, me një filxhan kafe në mëngjes përpara ose me një gotë verë në mbrëmje, e pikërisht tek “Friend’s Book House”.


Ky shkrim u botua më 19  janar 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.